• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi, akuza të forta Bashës: Mes grupit që kërcënoi deputetët, edhe një ish-drejtor i Bashkisë

by A R
08/06/2023 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetar i Grupit Parlamentar dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN ka folur mbi atë që ndodhi në orët e vonë të mbrëmjes së të martës në zyrat e Partisë Demokratike, ku u mblodh Kryesia e kësaj force politike, e ku nuk munguan as tensionet.

Sipas Bardhit, jo ai personalisht, por disa kolegë të tij janë ndaluar në dalje të zyrave të partisë nga një grupim personash, të cilët kanë ushtruar dhunë verbale, fyerje dhe sharje ndaj disa prej deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë.

Z. Bardhi, çfarë ndodhi mbrëmjen e së martës në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike?

Së pari do duhet të ndajmë mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike me atë që ndodhi jashtë sallës ku u zhvillua ajo mbledhje. Po, kemi pasur një mbledhje të gjatë ku kemi diskutuar mënyrën se si do të riorganizohet Partia Demokratike. Gjatë diskutimit secili ka pasur mundësi disa herë madje të bënte vlerësimet e veta për zgjidhjen e situatës. I gjithë qëllimi ishte forcimi i Partisë Demokratike. Të gjitha palët brenda PD binin dakord që Partia Demokratike të futej në një proces riorganizimi të saj. Ajo që ne për fat të keq na ndau ishte se cili do të ishte procesi që ne do të ndiqnim për ta realizuar këtë gjë.

Kush ju pengoi fjalën z. Bardhi?

Nuk kanë rëndësi emrat, por disa prej kolegëve mendonin që nuk duhet të vazhdonim më diskutimin, edhe pse pati një propozim të zonjës Godole. Në këtë moment kishte një histeri të pashpjegueshme për të votuar vetëm një version, për të zgjedhur në mënyrë të menjëhershme kryetarin, dhe në këtë moment kam gjykuar që prezenca ime në atë mbledhje ishte thjesht një fasadë e një vendimi që ishte marrë paraprakisht.

Ju po thoni që në finale u penguat të flisnit? Çfarë ndodhi në këtë moment?

Në atë moment kam dalë nga mbledhja e Kryesisë dhe jam larguar. Dua të shpjegoj që ndaj meje personalisht, jam përshëndetur me të gjithë dhe kam vazhduar. Pas meje, sikurse më kanë informuar, fillimisht z. Sulla është përballur me një dhunë verbale, fyerje, sharje krejtësisht të panevojshme, sidomos për situatën ku ndodhet Partia Demokratike.

Mes tyre, Bardhi tha se kishte arritur të identifikojë vetëm një ish-drejtor të Bashkisë së Tiranës mes personave që kanë ushtruar Incidentet pas mbledhjes së Kryesisë së PD, Bardhi në “Debat”: Mes grupit që sulmoi verbalisht dhe kërcënoi deputetët, edhe një ish-drejtor i Bashkisë së Tiranës.

Z. Bardhi kush ishin këta njerëz?

Dua të shpjegoj se ka pasur disa lajme të pavërteta, në pjesën e zonjave dhe zotërinjve që kanë qenë jashtë mbledhjes, kanë qenë edhe kryetarë degësh dhe asnjëri prej tyre, sikurse më raporton secili prej kolegëve, nuk ka ushtruar asnjë dhunë verbale ndaj deputetëve apo anëtarëve të kryesisë. Nuk ka pasur dhunë fizike, por vetëm fyerje dhe sharje për t’i imponuar qëndrimin. Ka qenë një grup i vogël individësh, të cilët unë nuk i njoh, kam evidentuar mes tyre vetëm një ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, por të tjerët nuk i njoh, por dua të sqaroj që ka qenë një grup i vogël prej këtij grupi që ishte në hollin e selisë që kanë ushtruar dhunë verbale, shantazh, por deri edhe në kërcënime. Dhe këtë e kam konsideruar si një sjellje prej grupi paramilitar. Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë, që lirinë e mendimit e ka në themel dhe një nga parimet kyçe të statutit të saj.

/a.r

Next Post
Çarja e digës në Ukrainë, shqetësim për minat e zhvendosura

Çarja e digës në Ukrainë, shqetësim për minat e zhvendosura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In