FC Barcelona beri te ditur te marten se ka zgjatur me tre sezone kontratat e dy lojtareve te rinj, Munir El Haddadi dhe Sergi Samper, qe do te luajne me klubin deri ne vitin 2019.
Klauzola e lirimit te Munir, 20 vjec dhe me nje seleksion me ekipin perfaqesues te Spanjes, eshte 60 milione euro, nje shifer kjo e barabarte me ate te dy lojtareve franceze te marre nga Barca, Samuel Umtiti e Lucas Digne, saktesoi klubi kampion i Spanjes.
Sulmuesi me origjine marokene ka shenuar 8 gola, 5 prej te cilave ne Kupen e Mbretit, ne sezonin e kaluar ne 26 ndeshje te luajtura.
Ndersa klauzola e lirimit te mesfushorit Sergi Samper, 21 vjec, eshte 50 milione euro. (java / r.a)