Barcelona duket gati për sfidën me Bajernin e Mynihut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Katalanasit këtë e kanë treguar në kampionat përballë Cordobas, duke e shkatërruar plotësisht. Ekipi blaugranas e ka patur mjaft të lehtë fitoren në një ndeshje e cila u duk si takim miqësor, duke i shënuar plot 8 gola. Serinë e golave nisi në minutën e 42 duke dhënë përshtypjen se fitorja do të ishte më e vështirë nga çfarë pritej, por furia blaugrana nuk u ndal duke gjetur rrugën e rrjetës edhe 7 herë të tjera.
Me këtë fitore Barcelona ruan vendin e parë në kuotën e 87 pikëve, 5 më shumë se Real Madrid që luan në orën 20.00 në transfertën e vështirë të Sevillas.
Golat: Rakitiç 42; Suarez 45’2, 53, 88; Messi 46, 80; Pique 65; Neymar 84 (p)
Redaksia Online
(JavaNews.al)









