Nga Barcelona pritet të largohen katër lojtarë brenda 24 orëve të ardhshme. Afati kalimtar i verës do të mbyllet të premten, derisa nga Barcelona pritet të largohen së paku katër lojtarë.
Arda Turan, Andre Gomes, Munir El Haddadi dhe Thomas Vermaelen nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverdes për sezonin e ri.
Turan thuhet se mund të transferohet në Monaco ose Galatararay, Munir në Sampdoria, Gomes në Juvetnus ose PSG, derisa Vermaelen në Everton.
Barcelona deri më tani ka transferuar katër lojtarë, Nelson Semedon, Paulinho, Gerard Deulofeu dhe Ousmane Dembele. Kurse raportohet se Philippe Coutinho dhe Angel Di Maria janë rrugës së duhur për ta veshur fanellën e Barcelonës, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)