Barcelona ka marr një goditje të fuqishme në garë për titull të La Ligas, pasi është mposhtur nga Real Sociedadi.
Ishte goli i minutës së pestë nga Oyarzabal që i dha pikët e plota Real Sociedadit, raporton Koha.net. Përkundër rasteve të krijuara katalunasit nuk arritën të thyejnë mbrojtjen vendase.
Kjo është ndeshja e tretë radhazi që Barcelona nuk arrin fitore në La Liga, ndërsa dy të fundit ka pësuar humbje.Barça mbetet lider me 76 pikë, 3 më shumë se Atletico Madridi dhe 4 më shumë se Real Madridi.