Mesud Ozil është objektivi kryesor i Barcelonës për verën e ardhshme, me synimin për ta rikthyer në Spanjë, ku ai ka luajtur më parë me Real Madrid. Por pikërisht klubi madrilen është ndoshta pengesa kryesore për rikthimin e lojtarit të Gjermanisë.
Football Leaks ka zbuluar se në kontratën e shitjes tek Arsenali, klubi madrilen ka vendosur një klauzolë anti-Barcelona, e cila parashikon të drejtën e favoritit për ta blerë lojtarin në rast kthimi në Spanjë.
Gazeta AS shkruan se Barcelona po pret që FIFA të aplikojë ndalimin e merkatos për Realin, duke shmangur në këtë mënyrë interferencën e klubit të Florentino Perezit.