Barcelona do ta nderojë skuadrën braziliane, Chapecoense, e cila humbi pjesën më të madhe të ekipit pas një aksidenti ajror.
Sipas të përditshmes sportive katallane, “Mundo Deportivo”, Barcelona e ka ftuar skuadrën braziliane Chapecoense që të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Gamper Trophy Joan, i cili do të mbahet në gusht të vitit 2017, përcjell Express.
Kampioni i Spanjës ia ka bërë këtë ftesë Chapecoenses, pasi kjo e fundit humbi pjesën më të madhe të ekipit pas një aksidenti ajror, derisa ishin duke fluturuar drejt Kolumbisë për të luajtur ndaj Atletico Nacionalit në Copa Sudamericana, citohet “Express”. (b.an)