Barcelona është finalistja e parë e këtij sezoni të Uefa Champions League. Pas fitores në Spanjë 3-0, katalanasit u mjaftuan me pjesën e parë për të siguruar kualifikimin për në Berlin.
Ndeshja nis me vrull nga ana e Bajernit të Mynihut, ku gjejnë rrjetën që në minutën e 7 me anë të Benatia. Por mjafton pak minuta dhe Neymar përmbys çdo gjë për Barcelonën për të siguruar finalen.
Në pjesën e dytë krenaria bavareze do të arrinte që me golat e Levandovskit dhe Myler të arrijë një fitore që i vlen vetëm për moral.
Blaugranët do të presin të mësojnë rivalin e tyre nesër në ndeshjen Real Madrid-Juventus, me këta të fundit që duhet të mbrojnë fitoren 2-1 të ndeshjes së parë.
FC Bayern Munich 3-2 FC Barcelona - Highlights HD
Posted by Tele Sport on Tuesday, May 12, 2015









