Barcelona raportohet se do t’ia ndryshojë emrin stadiumit të famshëm Nou Camp si pjesë të një marrëveshje sponsorimi.
Gjiganti katalonas, sipas raportimeve, është në bisedime me disa kompani të mëdha që kanë shprehur dëshirën për të vendosur emrin e tyre në emërtimin e plotë të stadiumit.Barcelona do të fitojë rreth 200 milionë euro nga marrëveshja, raporton “The Mirror”.
Marrëveshja e sponsorimit është pjesë e renovimit 500 milionë eurosh i Nou Campit, që do të zgjerojë kapacitetin e stadiumit në 105 mijë ulëse, përgatiti Koha. (b.an