Barcelona tenton që ta mposht Real Madridin në garë për ta transferuar ylli e Manchester Unitedin Marcus Rashford.
E ardhmja e Rashfordit nuk është e qartë në “Old Trafford” pas shkarkimit të Jose Mourinhos të martën, dhe kështu ka ngjallur interesim te skuadra katalonase, transmeton Gazeta Express.
Përveç Real Madridit, së fundmi për të ka shfaqur interesim edhe Milani.21-vjeçari në këtë stinor ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asistime në 21 paraqitje të këtij stinori me fanellën e “Djajve të Kuq”. (b.an)











