• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barça/Mimo Raiola sërish pengesë, këtë herë për De Ligt

by Java News
19/05/2019 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli i Ajaksit të Amsterdamit, Matthijs de Ligt pritet të largohet gjatë merkatos së verës nga ekipi holandez, megjithëse transferimi i propozuar për te Barcelona është lënë në “listë pritjeje” për shkak të kërkesës së lartë të “komisionit” që i takon atij që e njohin si superagjenti i futbollit, Mino Raiola.

19-vjeçari De Ligt udhëhoqi Ajaksin drejt “dopietës” në Holandë, me kampionatin dhe kupën të fituara, ndërkohë që mbërriti gjithashtu deri në gjysmëfinalet e Champions League, ku vetëm sekondat e fundit i mohuan kalimin në finale, pikërisht atje ku pritet të luajë Tottenhami.

Qendrësmbrojtësi ka rënë në sy me disa performanca të jashtëzakonshme, veçanërisht ndaj ekipeve të mëdha të Europës këtë sezon, qoftë ndaj Realit ashtu dhe ndaj Juventusit, por ndërkohë që Barça ishte shpallur publikisht si destinacioni i tij i ardhshëm, negociatat për hedhjen e firmës në kontratë kanë ngecur.

Sipas “Mundo Deportivo”-s, bllokada ka ardhur si pasojë e Raiolës, i cili kërkon nga 8 deri në 10 milionë euro komision, në mënyrë që marrëveshja të arrihet. Këtë “gjobë”, Barça zor se do ta paguajë.

Por, hezitimi për të kaluar në Camp Nou mund të hapë dyert për të tjera ekipe të etura për shërbimet e tij në mbarë kontinentin, njëri prej të cilëve është edhe Manchester United, skuadër për të cilën De Ligt ka shprehur pëlqimin e tij nëse do t’i jepej mundësia të transferohej në Angli, sipas tabloidit “The Telegraph”.

Gjithsesi, edhe këtu ka një pengesë të madhe, pasi mospjesëmarrja e United në Champions vitin e ardhshëm bën që të ulen pretendimet dhe De Ligt kërkon të luftojë për trofe të rëndësishëm. Pikërisht këtu futen emra të rinj, si Manchester City, Juventus apo Bayern Munchen. Barça gjithsesi mund të kënaqet me nënshkrimin me një tjetër talent holandez, Frenkie De Jong, përgatiti Tema.

Next Post
ANALIZA/ Akuzat e rreme mbi “lajmet e rreme” po dëmtojnë shtypin e lirë

Lajmet e rreme/ Shqipëria e fundit në listën e betejës kundër dezinformimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In