• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barazia gjinore, Shqipëria zvogëlon hendekun, në vend të parë në rajon

by Java News
02/11/2017 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Forumi ekonomik ndërkombëtar, në raportin e vitit 2017 tregon se Shqipëria gjendet e 38-ta në listë globale për hendekun gjinor, në studimin e 144 ekonomive botërore. Krahasuar me rajonin, shqiptarët i “trajtojnë” femrat më mirë se sa fqinjët. Serbia është e renditur në vendin e 40, Maqedonia e 67-ta, Mali i Zi i 77, Bosnja dhe Hercegovina e 66. Vijon të jetë çudi rasti i Greqisë, i treti vit ky që rezulton me një performancë më të ulët në barazi gjinore se sa vendi ynë, i renditur në vendin e 78-të.
Sipas raportit më të fundit të Forumit ekonomik ndërkombëtar, Shqipëria gjendet e 38-ta në rang global për hendekun gjinor, e krahasuar me një vit më parë, vendi ynë ka përmirësuar 23 vende, ku renditej e 61 në botë. Për të realizuar këtë studim, janë pasur në konsideratë disa kritere: gjendja shëndetësore e grave, e drejta e tyre arsimore, pjesëmarrja e tyre në politikën dhe ekonominë e vendit dhe mënyra si trajtohet, si mbijeton etj.
Sipas këtyre kritereve, shqiptarët performojnë më mirë, të renditur në vendin e 31 në botë, për fuqitë politike që zotërojnë gratë, për të cilat raporti nënvizon se ky kriter e ka bërë që vendi ynë të ngjisë shumë shkallë. Ndërsa performancën më të ulët e ka në mundësitë për shëndet, të renditur të 120. Për pjesëmarrje të drejtë në ekonomi dhe mundësi për këtë, renditemi të 70, ndërsa për edukim të 87 në botë. Vendet nordike konsiderohen sërish “ajka” e shoqërive demokratike, ku për herë të tretë, Islanda mban vendin e parë. Në fund të listës gjenden Irani, Siria dhe Jemeni, që lidhet jo vetëm me konfliktet, por edhe zakonet dhe traditat, citon raporti. /Monitor
ma.me
Next Post
Investimet në pasuritë e paluajtshme, shtegu ku drejtësia pastron paratë e pista në Shqipëri

Investimet në pasuritë e paluajtshme, shtegu ku drejtësia pastron paratë e pista në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In