Dy çiftet e reja të krijuara në spektaklin e të shtunës, vazhdojnë të studiojnë banorët e vjetër në shtëpinë e çifteve.
Fotinia, Danjeli dhe Damiano me Donjetën janë duke diskutuar me Lupçen dhe Katerinën.
Kjo e fundit u tregon se ka patur ëndërr që të vazhdojë shkollën e policisë.
“Të vendoske prangat ti”, ja kthen me shaka Damiano.
Lupçe thotë më pas se Katerina ka qenë në një shkollë futbolli për femra.
“Unë as që e dija që ekzistonte një shkollë e tillë”, thotë ai.
a.ç










