• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banori më i madh i kontinentit të vjetër është 1075 vjeç… quhet Adonis

by Java News
21/08/2016 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qenia e gjallë më jetëgjatë në Europë quhet Adonis dhe është një pishë boshnjake (Pinus heldreichii) 1075-vjeçare e zbuluar në malet e Pindit, Greqi nga një grup kërkuesish gjermanë, amerikanë dhe suedezë në kuadër të një studimi të ndërmarrë nga Universiteti i Stokholmit. E lindur në kohën e perandorisë bizantine, Adonis ka parë historinë të kalojë nën degët e tij; nga ardhja e pushtuesve osmanë deri tek pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot, nëpër unazat e trungut të saj, ajo është e gatshme të tregojë evoluimin e klimës mesdhetare përgjatë shekujve.

“Është e jashtëzakonshme se si një organizëm kaq i madhe dhe kompleks ka mundur të mbijetojë në një ambient aspak mikpritës, në një tokë të populluar prej më shumë se 3 mijë vjetësh”, – thotë Paul J. Krusic, kërkuesi suedez dhe kreu i ekspeditës që zbuloi pemën së bashku me një duzinë ekzemplarësh të ngjashëm me moshë mijëravjeçare.

Duke marrë parasysh lashtësinë e pemës dhe vendin ku ajo u zbulua, studiuesti vendosën ta pagëzonin me emrin Adonis, si zoti grek i bukurisë dhe dëshirës.

“Shumë vjet më parë lexova një teori mbi këtë pyll interesant në Greqi, – vijon rrëfimin e tij Krusic.

-Në hulumtimet tona ne përpiqemi të rindërtojmë historinë e klimës, ndaj zbulimi i pemëve kaq jetëgjata është një nga objektivat tona. Për të përcaktuar moshën e pishës ishte e nevojshme të merrnim një mostër të trungut, që shkonte nga sipërfaqja drejt qendrës. Trungu është i barabartë me një metër dhe ka 1075 unaza”. Duke pasur parasysh se një unazë është formuar në hapësirën e një viti, mosha e pemës është e lehtë të merret me mend.

Sipas përllogaritjeve të kërkuesve, pisha ka lindur rreth vitit 941 pas Krishtit, në kohën e Perandorisë Bizantine, dhe duhet të ketë mbushur 100 vjeç pikërisht në kohën që Makbeth kurorëzohej mbreti i Skocisë. Unaza e saj e 250-të duhet të jetë formuar në kohën e Kryqëzatës së Tretë në Tokën e Shenjtë, ndërsa ditëlindja e saj e 500-të duhet të ketë qenë në kohën që Gutenberg përgatitej të shtypte librin e parë. Adonis ishte 750 vjeçe, kur Isaac Newton formuloi ligjet e tij të famshme, ndërsa kaloi vijën e finishit të një mijë vjetëve, gjatë pushtimit nazist./shqip/a.k

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 22 gusht 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In