Shqipëria është vend i çudirave. Historia në fjalë vjen nga fshati Sukth.
Një banori i kanë vjedhur motorin para banesës, pasi ka denoncuar në polici dhe ka parë që nuk ka marrë asnjë zgjidhje, i është futur “punës” për të gjetur hajdutin.
Dhe sigurisht e ka gjetur. Rasti është denoncuar në emisionin investigativ “STOP”, në Televizionin Klan. Banori ka treguar se pasi ka gjetur hajdutin i ka bërë edhe një video ku ai (hajduti) i thotë se i ka vjedhur motorin.
“Më vodhën një motor para shtëpisë. Vajta për të bërë denoncim, më thanë hajde mbas 3 ditësh. Më pas do ta pushojë prokuroria çështjen, jo nuk kemi shume prova… Ju futa vetë punës deri sa arrita ta gjeja, i mora vetëm grupin se motorin (skeletin) s’ma jep.
Më ka çuar tek shtëpia, motorin e kisha para syve, ai i hoqi vetë grupin e me tha: ‘pjesa tjetër më duhet mua’ . Policia tani më thotë, ‘jo s’ka vjedh krejt motorin por vetëm grupin”, ka thënë banori për mikrofonin e emisionit “Stop”.
Ndërkohë në videon që ai ka bërë, hajduti në një moment i thotë: “Unë doja t’ja merrja atij tjetrit që e kam inat, a më kupton? Por ai më ka gjëmuar me armë”