• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banorët që protestuan kundër resortit te Gjiri i Lalzit flasin pas dhunimit të biznesmenit

by A R
13/09/2016 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e fshatit Shën Pjetër, të Gjirit të Lalzit mohojnë përfshirjen e tyre në sulmin fizik ndaj biznesmenit amerikan, Fadi Mitri, duke thënë se po i bëjnë “koka turku” për të mbuluar autorët e vërtetë, raporton “Panorama”.

Ata shprehen se nuk i lidh më asgjë që prej pesë vitesh me investitorin e dhunuar në rrugën e Rinasit, që kur përfaqësuesit e kompanisë së tij rrethuan territorin prej rreth 8 mijë metrash katrorë, ku do të ndërtohet resorti me vlerë 180 milionë euro.

Biznesmeni 55-vjeçar, Fadi Mitri, që u dhunua nga persona ende të panjohur, jetonte prej vitesh në Shqipëri dhe kishte synim të investonte në fusha të ndryshme, ku një prej tyre ishte fshati turistik në Gjirin e Lalzit.

Për këtë projekt pati dy protesta nga banorët dhe për këtë arsye, disa prej tyre u shoqëruan nga Policia si të dyshuar për ngjarjen e së shtunës, por u lanë sërish të lirë, pasi nuk u provua lidhja e tyre me sulmin.

PRONA

Sulmi ndaj biznesmenit që përfaqëson kompaninë nga Katari, që do të ndërtojë resortin turistik te Gjiri i Lalzit, dyshohet se ka lidhje pikërisht me këtë investim që do të kryhet. Të paktën kjo është pista kryesore ku po heton Policia e Tiranës, nisur nga ato çka vetë sipërmarrësi i huaj ka deklaruar pas sulmit.

Sipërfaqja e truallit pranë bregdetit ku do të ndërtohet fshati turistik, është rrethuar prej vitit 2011. Bëhet fjalë për një sipërfaqe të konsiderueshme brezi pishash, duke nisur nga një kompleks turistik pranë Postës së Policisë e deri në afërsi të fshatit Shën Pjetër.

Që nga momenti kur është rrethuar kjo sipërfaqe, në këtë territor nuk është zhvilluar asnjë investim, ndërsa ruhet gjatë 24 orëve nga punonjës sigurie. Asnjë prej banorëve nuk është lejuar që të futet brenda apo të shohë se çfarë po ndodh aty.

“Ne nuk futemi që pas protestave të disa viteve më parë në këtë territor. Ai ka mbetur i rrethuar dhe i pazhvilluar prej vitesh. Vetën nëpërmjet bregdetit mund të futesh brenda, por ruhet me roje dhe nuk kemi parë asnjë person. Prandaj protestuam disa vite më parë”, shprehen banorët e Shën Pjetrit.

BANORET

Pasi u rrethua zona në bregdet në vitin 2011, punonjësit e kompanisë nga Katari hasën në kundërshtimin e banorëve të zonës së Shën Pjetrit dhe Gjirit të Lalzit, të cilët e konsideronin të paligjshëm rrethimin e këtij territori.

Banorët pranojnë se e kanë kundërshtuar këtë projekt, por për ngjarjen e së shtunës ata thonë se janë bërë “koka turku”, për të mbuluar autorët e vërtetë të ngjarjes. Sipas tyre, autorët e dhunimit të biznesmenit nuk janë fshatarët e Shën Pjetrit, Gjirit të Lalzit dhe rrethinave, por ata që kanë interesa dhe nuk duan që biznesmeni amerikan të kryejë investimin e parashikuar.

“Ne nuk kemi lidhje fare me këtë ngjarje. Ne nuk e njohim si person. Ne protestuam para disa vitesh, sepse kishim dëshirë që bregdeti t’i ngelte dhe të shfrytëzohej nga banorët e zonës dhe jo nga pronarë të panjohur, të cilët e përfitonin në mënyrë të jashtëligjshme. Madje, hapëm edhe proces gjyqësor disa vite më parë. Por edhe pse kishim të drejtë, nuk arritëm dot të gjenim drejtësi. Ngelëm në këtë fazë. Tani, këtu në Gjirin e Lalzit, ky biznesmeni arab (Fadi Mitri) është më pak i dëmshmi, pasi bregdeti është rrëmbyer dhe privatizuar në mënyrë të paligjshme, duke nxjerrë jashtë loje banorët e zonës nga persona të pushtetshëm. Në këtë rast ne jemi bërë ‘koka turku’. Autorë nuk janë banorët e këtyre zonave, por investitorët e tjerë, të cilëve iu prishën interesat”, u shprehën banorët./Panorama/a.m.

Next Post
“Bomba” e Kastriot Islamit: Videon e Shukri Xhelilit e bëri PDIU, që sot menaxhon fushatën e Dibrës

Pasi Basha akuzoi dibranët se u shitën, Islami ka një tjetër alibi dhe përmend...drogën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In