Banorët paralajmërojnë studentët: Ju shohim nudo në banjë
Disa banorë të vëmendshëm kanë njoftuar studentët fqinjë se mund t’i shihnin nudo sa herë që ata bënin dush.
Ngjarja ka ndodhur pranë një universiteti në Britani. Studentët mbetën të habitur nga një letër që morën nga fqinjët e tyre ku thuhej se ‘po ju vëmë në dijeni se xhami i dritares së banjës suaj është tërësisht transparent’.
Sipas gazetës britanike “The Sun”, shënimi ishte postuar nga familjet që jetonin përballë shtëpisë së studentëve në Hanover, në Brighton.
“Ne menduam të përmendim diçka që është bërë shumë e qartë për ne. Xhami i veshur i banjës suaj përballë shtëpisë nuk ju jep shumë intimitet. Sidomos në mbrëmje, kur drita është ndezur.”,shkruan “The Sun”.
Fqinjët i sugjeruan studentëve t’i kërkojnë pronarit të banesës një tjetër veshje xhami për të siguruar intimitetin e tyre.
Pas kësaj letre studentët mbuluan dritaren e banjës së tyre me peshqir, ndërsa pronari, një i ri 21-vjeçar, ka thënë se ai vetë nuk kishte qëndruar në dritare për të parë komshinjtë se si bënin dush.
Redaksia Java News/ f.g









