• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banorët e ‘Unazës së Re’ protestë te Bashkia, kërkojnë takim me Veliajn

by Java News
12/11/2018 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e ‘Unazës së Re’, banesat e të cilëve do të shemben në sajë të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, e kanë zhvendosur protestën e tyre para bashkisë së Tiranës.

Mësohet se protestuesit janë mbledhur para bashkisë, ndërsa kërkojnë takim me kryebashkiakun Erion Veliaj, që të marrin përgjigje lidhur me fatin që do të kenë banesat e tyre. Turma e qytetarëve u mblodh para bashkisë, por duke mos penguar qarkullimin e mjeteve, policë të rendit kërkuan që ata të largoheshin, pasi nuk ishte marrë leje për tubimin.

Pas disa minutash bisedime, policia u tërhoq, ndërsa qytetarët vijojnë të qëndrojnë para këtij institucioni, ndërsa pohojnë se nuk do të largohen prej aty pa takuar Veliajn. Ata shprehen se deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me dëmshpërblimet, ndërsa shtojnë se shteti po i nxjerr në qiell të hapur.

“Fuqia e njerëzve është më e madhe se njerëzit në fuqi”, kjo është një nga banderolat më të mëdha që protestuesit mbajnë në duar. Përfaqësuesi i kësaj proteste tha se banorët duan dëmshpërblim 100%. Po ashtu ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që mos të tregohen arrogantë me këta banorë.

“Këta fshihen, se tani janë zgjedhjet. Ne kemi qenë të ligjshëm deri dje, ndërsa sot na shpallin të paligjshëm. Ne duam 100 përqind dëmshpërblim dhe ata që kanë dokumente dhe ata që nuk kanë. Se kanë investuar 25 vite në ato banesa. Projektin le ta bëjnë si të duan ata. Ne jemi për negociata, s’jemi vandalë. Vijmë tek bashkia e Tiranës se jemi qytetarë të Tiranës dhe kemi votuar për këtë qytet. S’kemi kërkuar kurrë ndihmë. Këta po mundohen që të tregohen arrogantë. Kryeministri duhet të tregohet arrogant me ata që na përdhunuan në Bularat dhe jo me ne. Unë dhe këta banorë nuk duam që ta lëmë vendin. Ne nuk tërhiqemi. Për dy gjëra jeton njeriu; për nder dhe shtëpi. Shtëpitë tona nuk do të gremisen”, tha ai.

ma.me

Next Post
Pse u vra Khashoggi?! Ai zbuloi se princi përdorte helme luftarake

Publikohen fjalët e fundit të gazetarit të vrarë Khashoggi: “Ma hiqni qesen nga koka se po mbytem”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In