Banorët e Marinzës kanë vijuar protestat kundër Bankers.
Në mënyrë simbolike, ata kanë derdhur sot para zyrave të Bankers, qumështin e prodhuar.
Sipas banorëve, Bankers ka shkaktuar ndotjen e gjithë prodhimeve të tyre bujqësore dhe blegtorale.
Ata thonë se Bankers ka shkatërruar gjithë zonën, në përpjekjet për të nxjerrë naftë.
Banorët thonë se nuk do të ndalen në protestat e tyre, deri në plotësimin e kërkesave nga ana e kompanisë.









