Një incident ka ndodhur sot gjatë protestës së banorëve të Bërxullit, teksa kandidati i Sali Berishës për Bashkinë Vorë ka tentuar t’u bashkohet.
Protestuesit e kanë përzënë Indrit Hoxhën duke i kërkuar t’i hipi makinës e të mos përzihet në punët e tyre.
Ata u shprehën se protesta s’është partiake.
“Nuk të duam fare këtu, hipi makinës vëllai im dhe ik. Ti u bëfsh kryetar bashkie a cfarë të duash, por për vota mos na hajdeni. Ne s’të njohim fare ty, ke ardhur nga Tirana, s’je as katunari jonë. Të lutemi shumë ik, se nuk e kemi protestë partiake. Duam t’na vijë shteti këtu të ballafaqohet, jo ti që vjen për vota” – iu drejtuan banorët kandidatit të Berishës për Vorën, Indrit Hoxha.