Banorët e Unazës së Re janë sërish në protestë edhe sot. Megjithatë ata sot kanë protestuar ndryshe, si simbolikë të natës së ndërrimit të viteve, kanë marrë një pemë të Vitit të Ri dhe e kanë vendosur në mes të rrugës.
Banorët kanë dy muaj që protestojnë kundër projektit që ka planifikuar prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.
Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit ose dëmshpërblim 100 % të pronave të tyre në vlerën e tregut.
a.cupaj