• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Banorët e 5 Majit do të dëmshpërblehen 100 %”/ Mazniku: Shumë prej atyre që protestojnë, s’kanë lidhje me pronën!

by
02/11/2021 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët që preken nga ndërtimi i lagjes së rë në zonën e 5 Majit do të dëmshpërblehen 100 % për pronën e tyre. Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku thotë se në fazën e parë janë prekur 135 prona private të legalizuara dhe të palegalizuara, por që do të përfitojnë banesa të reja.

“84 kanë qenë pasuri e pronarëve si biznese, truall dhe shtëpi, 51 kanë qenë ndërtesa në proces legalizimi por që për arsye të ndryshme nuk janë legalizuar. Të gjithë personat që kane pasur një pronë në emrin e tyre do të marrin metrat e ndërtimit që kanë pasur dhe plus për tokën. Ata që kane qenë në proces legalizimi do përfitojnë të gjithë metrat e objektit. Një pjesë ka firmosur kontratat”, tha Mazniku për Klan.

Nënkryetari Mazniku thotë se gjatë periudhës së ndërtimit të lagjes së re, banorët do të trajtohen me bonus qiraje nga Bashkia.

“Pjesa më e madhe e banorëve nuk kemi pasur probleme. Qeveria ka marrë përsipër që t’ju paguajë qiranë për periudhën e ndërmjetme nga tani deri sa të mbarojë ndërtesa e re”, thekson ai. I pyetur për protestën e një pjesë të banorëve, Mazniku thotë se këta protestues nuk kanë asnjë lidhje ligjore apo të dokumentuar me pronën apo ndërtesës, dhe se po përdoren për qëllime politike.

“Kemi një grup të vogël njerëzish në protestë, pjesa dërmuese e tyre nuk ka lidhje me pronën. Ky është grupi i vogël i cili edhe në shtysën politike ka krijuar zhurmë”, nënvizon Mazniku. Por çfarë do të bëhet me këta banorë? “Secilit prej tyre i është ofruar mundësia nga Bashkia e Tiranës, për t’ju ofruar futjen në programet mbështetëse me qira apo banesa sociale si të pastrehë. Njësia 8 dhe 4 që kap zonën është e gatshme t’i ndihmojë. Asnjë banor i asaj zonë nuk do të dalë në rrugë”, siguron Mazniku.

Një numër i konsiderueshëm i banorëve që preken nga projekti i lagjes së re te “5 Maji”, janë dakordësuar dhe kanë plotësuar dokumentacionin për t’u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës po vijon edhe me nënshkrimin e kontratave me banorët e zonës, sipas asaj çfarë parashikon VKM-ja.

Në bazë të vendimit të miratuar nga qeveria, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Po kështu, poseduesit e banesave në proces legalizimi, tashmë do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, në godinat e reja që po ngrihen në të njëjtën zonë. Përfitues nga ky projekt do të jenë edhe familjet të cilat kanë pasur ndërtime pa leje, duke u shpronësuar 100% e sipërfaqes së objektit pa leje. Për të lehtësuar këtë periudhë, Bashkia ka marrë përsipër dhe dhënien e bonusit të qirasë për banorët që preken, derisa ata të marrin në dorë çelësat e banesave të reja. Lagjja e re “5 Maji” do të kthehet në një qendër të re urbane për 11 mijë banorë, me apartamente, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe dhe godina institucionesh.

/b.h

Next Post
Nga Basha, Pollo tek Meta, si e shantazhuan ish bashkëpunëtorët Berishën duke i mbyllur gojën nën kërcënimin e zbulimit të të vërtetave tronditëse

Nga Basha, Pollo tek Meta, si e shantazhuan ish bashkëpunëtorët Berishën duke i mbyllur gojën nën kërcënimin e zbulimit të të vërtetave tronditëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapedanët

Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

February 6, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

February 6, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

February 6, 2026
Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

February 6, 2026
Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

February 6, 2026
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In