• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Bankers” përdor nënkontraktorë për të shmangur taksat? Vetë raporton humbje, partnerët fitime miliona USD

by Java News
05/04/2019 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diferenca në normën e tatimfitimit, mes kompanive koncesionare që shfrytëzojnë naftën e Shqipërisë dhe nënkontraktorëve të tyre, ka krijuar një valvul përmes së cilës buxhetit mund t’i jenë shmangur dhjetëra milionë dollarë taksa. Skema është e thjeshtë. Kompanitë koncesionare që nxjerrin naftë e kanë tatimfitimin 50 për qind, por nënkontraktorët që ato pajtojnë për të bërë investimet, apo operacionet e përditshme, paguajnë vetëm 15 për qind.

Top Channel analizoi bilancet e nënkontraktorëve kryesorë, të cilët kanë punuar ekskluzivisht vetëm për kompaninë “Bankers Petroleum” për periudhën 2010-2017. Sipas të dhënave të dorëzuara në QKB, në 8 vitet e fundit “Bankers” ka prokuruar vetëm përmes këtyre 5 kompanive mbi 612 milionë dollarë kontrata.

Në vend të parë renditet “Simmons”, një kompani kanadeze, e cila ka marrë nga “Bankers” për periudhën 2010-2017 mbi 302 milionë dollarë kontrata. Në vendin e dytë është “Feniks”, e cila ka marrë 136 milionë dollarë, e më pas “Crosco” me 128 milionë dollarë. Dy kompani të tjera “Smape” dhe Q. Sinaj” kanë marrë respektivisht 26 dhe 20 milionë dollarë.

Këto janë vetëm 5 nga nënkontraktorët, por “Bankers” ka punuar edhe më shumë të tjera, si “Albastar”, “Bolvoil” apo “Western Atlas”, por meqenëse këto kompani kanë edhe aktivitete të tjera, shuma e kontratave që ato kanë përfituar nga “Bankers” nuk mund të përcaktohet.

Të dhënat tregojnë se, ndërsa vet “Bankers” raportonte humbje duke mos paguar tatimfitimin 50 për qind, nënkontraktorët e saj kanë realizuar norma të jashtëzakonshme fitimi, me mesatare mbi 26 për qind.

Dyshimet se “Bankers” ka përdorur nënkontraktorët për të shmangur taksat kulmuan në vitin 2015, kur Agjencia e Burimeve Natyrore deklaroi se, shumë nga kostot e nënkontraktorëve ishin të pajustifikuara. Për të zgjidhur përplasjen mes shtetit shqiptar dhe “Bankers” u pajtua një ekspert i pavarur ndërkombëtar.

Përmes dy raporteve, paneli i ekspertëve të pavarur konkludoi në disa raste se, “Bankers” ka kryer shkelje në procedurat e tenderimit. Por, në fund, kompania fitoi të drejtë për shkak se ekspetët nuk morën prova të mjaftueshme nga pala shqiptare, që të tregonin se këto prokurime të dyshimta kanë shkaktuar dëm financiar.

Pak ditë më parë, Ministria e Financave hodhi për konsultim një projektligj, i cili do t’i taksojë edhe nënkontraktorët e kompanive koncesionare të naftës me 50 për qind, përmes të cilit qeveria shpreson të mbyllë shtegun e shmangies së taksave që qytetarët duhet të përfitonin nga shfrytëzimi i pasurive kombëtare. tch

/a.meta

Next Post
Këto shenja të Horoskopit janë kombinim perfekt për…

Horoskopi, e shtunë 6 prill 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In