• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bankers paguan këstin, shpëtojnë Tatimet

by A R
07/01/2016 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të ardhurat nga tatimet në muajin dhjetor (1-30 dhjetor) ishin 16.6 miliardë lekë, rreth 430 milionë lekë më shumë se plani i këtij muaji dhe me rritje prej 8.2% (1.3 miliardë lekë më shumë) se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas të dhënave të detajuara paraprake, ka qenë rritja e ndjeshme e të ardhurave nga tatim fitimi që ka ndikuar në shtimin e të ardhurave dhe realizimin e planit, ndërkohë që TVSH, Të ardhurat Personale; taksa nacionale, taksa e qarkullimit dhe lojërat e fatit janë të gjitha me mosrealizim plani dhe disa prej tyre edhe në nivele më të ulëta se dhjetori i 2014-s.

Të ardhurat nga tatim fitimi ishin 2.9 miliardë lekë në dhjetor 2015, duke qenë 70% mbi planin prej 1.7 miliardë lekësh. Në fillim të dhjetorit kompania e prodhimit të naftës Bankers Petroleum njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me tatimet, për ta paguar detyrimin tatimor prej 57 milionë dollarësh, të cilin qeveria pretendon se është shmangur nga kompania në vitin 2011. Në bazë të skemës, Bankers do të paguante menjëherë 10 për qind të kësaj shume dhe pastaj nga 4.2 milionë dollarë çdo muaj deri në shlyerjen e plotë të detyrimit. Pikërisht pagesa e Bankers ka rritur ndjeshëm të ardhurat nga tatim fitimi. Gjithsesi, nëse Arbitrazhi do të vendosë në favor të “Bankers”, atëherë këto para do t’i kthehen mbrapsht kësaj kompanie.

Të ardhurat nga TVSH ishin 15% më poshtë se plani dhe 3.7% më shumë se dhjetori 2014.

Të hyrat nga të ardhurat personale ishin 2.6 miliardë lekë, 19% më poshtë se plani, ndërkohë që kanë shënuar një rënie të ndjeshme prej 36% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në rënie me vitin e kaluar janë dhe taksat nacionale e të tjera dhe sidomos të ardhurat nga lojërat e fatit, që kanë realizuar vetëm 67% të planit dhe kanë rënë 11.3% në raport me faktin e dhjetorin 2014.

Të ardhurat nga taksa e qarkullimit, që u rrit me 10 lekë për litër nga 1 janari 2015 (apo rreth 37% nga 17 në 27 lekë për litër) janë rritur vetëm me 1.7% në raport me dhjetorin 2014.

Të ardhurat nga kontributet ishin 5.5 miliardë lekë, duke tejkaluar planin dhe duke qenë 9.1% më të larta se dhjetori 2014.

DITA

 

Next Post

Vulin nuk ndalet dhe në Pejë: Në Kosovë të prishet gëzimi i Krishtlindjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Nis në GJKKO seanca ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In