• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bankers në Shqipëri, deri në 100 milionë lekë rroga dhe mijëra dollarë dieta

by Java News
05/12/2015 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse hedh një sy në borderonë e kompanisë Bankers Petroleum, mund të shihen shifra të jashtëzakonshme. Në kompaninë me rreth 550 punonjës, 70 persona kanë paga mbi 10 milionë (të vjetra) në muaj, raporton DITA. Brenda këtij grupimi ka paga që shkojnë 15, 20, 30 e më shumë milionë lekë në muaj (!) Nga këta 70 persona, vetëm 2 janë shqiptarë. Ndërkohë, 20 drejtues të kompanisë kanë pagë mbi 50 milionë lekë (të vjetra) në muaj (!) Kurse 3 drejtues të lartë të kompanisë kanë rrogë stratosferike në shifrën e pabesueshme të 100 milionë lekëve në muaj (!) Sipas një statistike të tatimeve, në Shqipëri vetëm rreth 100 vetë kanë paga mbi 10 milionë lekë të vjetra në muaj. Nga këta persona, mbi 70 i përkasin… kompanisë Bankers!

Këta të superpaguar figurojnë në bordero si “supervizorë” dhe janë kryesisht familjarë të drejtuesve të huaj të kompanisë që punojnë në Shqipëri. Dhe nuk mbaron këtu. Supervizorët, veç pagesave fikse multimilionere, marrin mijëra dollarë të tjerë për dieta dhe ushqim. Ata udhëtojnë vetëm në bussines class.

Burime brenda kompanisë thanë për DITA se shumica e këtyre individëve vijnë në Shqipëri një herë në 1 deri në 3 muaj për të tërhequr paratë, por megjithatë në emër të tyre figurojnë apartamente luksoze, vila në Tiranë dhe badigardë. Vetëm zëri në buxhet për badigardë është 3 milionë USD në vit! Kontrata i njeh Bankersit të drejtën të mos paguajë taksa nëse të gjitha fitimet i investon. Dhe kompania ka gjetur (ndër të tjera) një goxha mënyrë për të “investuar” për naftën shqiptare: paguan paga të tilla, gjysma e të cilave ia kalojnë edhe pagës së Presidentit të SHBA­ve.

Para disa vitesh, plasi skandali i rrogës së drejtorit të CEZ­it që merrte 66 mijë euro në muaj (!). Po ai ishte vetëm një. Rekordin tashmë e mban Bankers Petroleum, kompania që u fut në Shqipëri në vitin 2004 pas një kontrate me qeverinë Nano që u vijua nga qeveria Berisha dhe vijon ende sot.

Next Post

Topalli i kthen shpinën Berishës dhe një koment i Taulant Ballës (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane nga sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane nga sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In