• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bankat nuk investojnë më jashtë, shtojnë kreditimin e blerjen e letrave me vlerë

by A R
08/08/2016 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa Banka e Shqipërisë ka bërë negative interesat e euros dhe vendosja e parave në bankat jashtë sjell kthim negativ, bankat po i rikthehen kreditimit të ekonomisë dhe blerjes së letrave me vlerë të qeverisë…

Aktivet e sistemit bankar janë rritur me rreth 11 miliardë lekë, apo rreth 1% në gjashtëmujorin e parë të vitit, në raport me dhjetorin 2015, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë.

Por, si janë investuar ato? Paratë, që grumbullojnë nga depozituesit, bankat i investojnë kryesisht, duke i depozituar në bankën qendrore, duke i vendosur në institucionet financiare jashtë, duke blerë letra me vlerë të qeverisë, apo duke dhënë kredi për bizneset dhe individët.

Deri vitin e kaluar, dy format e preferuara ishin vendosja e parave në institucionet financiare jashtë dhe në Bankën e Shqipërisë (kjo e fundit sidomos në gjysmën e dytë të vitit), duke lënë mënjanë kreditimin e ekonomisë, ndërsa dhe blerja e letrave me vlerë u reduktua, pasi qeveria emetoi eurobondin 450 milionë euro në nëntor të 2015-s. Në 2015-n, investimet në Bankën qendrore dhe bankat e huaja u rritën përkatësisht me 40 dhe 22 miliardë lekë, ndërsa huaja për ekonominë ra me 9 miliardë lekë, dhe portofoli i veprimeve me letrat me vlerë u reduktua me 20 miliardë lekë. Ndonëse më pak fitimprurëse, bankat vitin e kaluar zgjodhën të kryejnë investime më të sigurta, duke mos “preferuar” të kreditojnë ekonominë.

Muajt e parë të 2016-s e kanë ndryshuar tërësisht këtë sjellje të bankave, të cilat nuk i kanë investuar më paratë jashtë, apo në bankën qendrore, por po i kthehen kredisë dhe blerjes së letrave me vlerë të qeverisë.

Pas vërshimit të parave të lira në tremujorin e katërt tek Banka Qendrore, kjo e fundit vendosi të mbyllë edhe këtë rubinet të të ardhurave, duke e bërë normën negative të euros në -0.55%, si një mjet “presioni” që bankat të përqendrohen në kreditimin e ekonomisë. Si rrjedhojë, marrëdhëniet me bankën qendrore ranë me 30 miliardë lekë në qershor (-20%), në raport me dhjetorin 2015.

Bankat nuk kanë preferuar as të vendosin paratë jashtë në institucionet financiare, një zgjedhje kjo që kishte qenë mjaft e preferuar vitet e fundit, teksa bankat me kapital perëndimor pas 2010-s ulën ekspozimin në tregun shqiptar, në procesin e njohur si “deleveraging”. Ky zë është rritur vetëm me 3 miliardë lekë, apo 1.5% për 6 mujorin në raport me fundin e 2015-s, nga 19 miliardë lekë (11%), që ishte rritja për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një zhvillim pozitiv ka qenë rritja e kredisë për ekonominë. Në fund të qershorit,, zëri “Huaja dhënë sektorit privat dhe individëve” u rrit me 13 miliardë lekë, apo rreth 2.41% në raport me dhjetorin 2015. Një vit më parë, Huaja dhënë sektorit privat ra me 1.5% me bazë vjetore në 2015-n, apo me 9.1 miliardë lekë (65 milionë euro). Treguesi i huas i raportuar tek aktivet e sistemit bankar është neto, duke hequr efektin e fshirjes së kredive të humbura nga bilancet e bankave. Kjo ishte performanca më e dobët historike e kredisë në sistemin bankar. Huaja bruto ndërkohë ra me 2.4% në 2015-n.

Në muajt e parë të 2016-s rritjen më të lartë e ka shënuar huaja afatmesme dhe ajo afatgjatë dhe ajo për pasuritë e paluajtshme.

Një tjetër alternativë e preferuar investimi në gjysmën e parë të këtij viti ka qenë dhe blerja e letrave me vlerë të qeverisë, ndonëse dhe yield-i i letrave me vlerë ka rënë ndjeshëm (në ankandin e fundit yield-i 1 vjeçar ishte 1.28%). Zëri “Veprime me letrat me vlerë” është rritur me gati 30 miliardë lekë, pas rënies me 20 miliardë lekë vitin e kaluar.

Ngushtimi i alternativave të investimit, rënia e interesave, por dhe rritja e shpenzimeve për provigjione bënë që fitimi i sistemit bankar të binte me 39% për 6 mujorin. (Bankat, fitimet bien me 39% për 6-mujorin)/Monitor/a.m.

Next Post

Horoskopi 9 Gusht 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In