• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bankat në Shqipëri thyejnë rekordin, në gjashtë muaj fituan 11.5 miliardë lekë

by A R
07/08/2017 09:36
Në foto: Sporteli i një banke

Në foto: Sporteli i një banke

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitimi i sistemit bankar arriti në 11.5 miliardë lekë në 6 muajt e parë të këtij viti, duke u dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat u publikuan nga Banka e Shqipërisë, e cila i raporton fitimet e bankave sipas standardeve lokale, në bazë të të cilave bankat paguajnë dhe tatim fitimin në buxhet.

Sipas të dhënave historike të Bankës së Shqipërisë, ky është niveli më i lartë rekord i fitimeve të arritura nga sistemi bankar për gjashtëmujorin e parë, që nga viti 1999, kur raportohen të dhënat.

Dy janë arsyet që kanë ndikuar në përmirësimin e rezultatit financiar të bankave.
Së pari janë rritur të ardhurat neto nga veprimtaritë e tjera, me 2.8 miliardë lekë, duke u trefishuar në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo ka amortizuar dhe rënien e të ardhurave nga interesat me 1 miliardë lekë, si rrjedhojë e uljes së interesave të huave që bankat japin për bizneset dhe individët.

Së dyti, janë ulur ndjeshëm shpenzimet për provigjionime, me 3.6 miliardë lekë, apo 72%, të cilat janë fitimet që bankat lënë mënjanë për të mbuluar kreditë me probleme. Niveli i huave të pakthyera në afat ka rënë vazhdimisht përgjatë këtij viti, duke arritur në 15.58%, niveli më i ulët në 6 vjet. Kjo ka bërë që bankat të rimarrin këto fondet që i kishin lënë si “garanci” për huatë që nuk po u ktheheshin.

Situata e përfitueshmërisë së sistemit bankar është shumë më e përmirësuar në raport me gjashtëmujorin e parë 2016, kur ato panë një tkurrje të fitimeve me 39%.

Rritja e fitimeve ka përmirësuar dhe treguesit e rentabilitetit, si kthyeshmëria nga kapitali (ROE), që u rrit me 1.2 pikë përqindje në 16.7%, e cila tregon se sa me eficiencë po i përdor banka kapitalet e veta dhe kthyeshmëria nga aktivet (ROA), që u rrit nga 1.51% në 1.64%.

Ndërsa 6 mujori ka qenë pozitiv për bankat dhe uljen e huasë më probleme, treguesit e tjerë, që kanë ndikim në ekonomi nuk kanë qenë aq pozitiv. Kreditimi ka rezultuar i tkurrur, me stokun e huasë dhënë për ekonominë, që në qershor 2017 ra me 1.6%. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë edhe stoku i depozitave zbriti në 988.6 miliardë lekë në qershor, me një rënie prej 0.6% në raport me muajin e kaluar /Monitor

Next Post
Pensionet para vitit 96′, ja si do të llogaritet shtesa për çdo kategori

Pensionet e reduktuara, kategorite që përfitojnë dhe kushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In