• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bankat, 42 milionë euro shpenzime për humbjet e pritshme nga kreditë

by A R
04/01/2021 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bankat e nivelit të dytë këtë vit kanë shpenzuar 5.14 miliardë lekë ose gati 42 milionë euro për fondin rezervë të humbjeve nga kreditë.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpenzimet për provigjionet e kredive për nëntë muajt e parë të vitit 2020 janë rritur me tre herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shpenzimet për provigjionimin e kredive këtë vit kanë arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2016.

Kjo tregon se bankat kanë përllogaritur më shumë humbje nga kreditë me probleme krahasuar me një vit më parë. Ky element ka sjellë një ulje të ndjeshme të fitimeve neto të sistemit bankar për 9-mujorin 2020, me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në fakt, raporti i kredive me probleme gjatë gjithë këtij viti ka rezultuar i qëndrueshëm pranë nivelit 8.2%. Ky tregues nuk është rritur falë masave lehtësuese të aplikuara nga Banka e Shqipërisë, që për të lehtësuar shtyrjen e kredive hoqi përkohësisht detyrimin për riklasifikimin dhe provigjionimin e kredive që ristrukturohen. Megjithatë, bankat vetë kanë zgjedhur të ndjekin një qasje më të kujdesshme dhe shifrat tregojnë se i kanë rritur provigjionet, pavarësisht se raporti i kredive me probleme nuk është rritur.

Rritja e provigjioneve i shërben një zbutjeje të efektit financiar nga rritja e pritshme e kreidve me probleme gjatë vitit 2021. Duke parë tendencën e 9-mujorit, është e pritshme që provigjionet të kenë regjistruar një rritje të mëtejshme edhe në tremujorin e fundit të vitit 2020.

Bankat i kanë kërkuar Bankës së Shqipërisë shtyrjen e masave lehtësuese të paktën deri në fund të tremujorit të parë 2021.

Kjo do të mundësonte vijimësinë e mbështetjes për ata klientë, sidomos në segmentin biznes, që kanë pësuar dëmtime nga kriza, pa keqësuar statusin e tyre huamarrës. Një masë e ngjashme është marrë edhe nga rregullatorët e tregjeve bankare në shumicën e vendeve të Europës. Nisja e vaksinimit ka rritur optimizmin se bota do të dalë gradualisht nga emergjenca e lidhur me pandeminë dhe aktiviteti ekonomik do të rigjallërohet.

Shtyrja e masave lehtësuese synon pikërisht t’iu japë më shumë kohë bizneseve për të përmirësuar gjendjen e bilanceve dhe për të nisur shlyerjen normale të detyrimeve ndaj bankave. Kjo do ta shtynte më tej në kohë rritjen e pritshme të raportit të kredive me probleme, duke ndihmuar njëkohësisht edhe një vijimësi me ritme pak a shumë normale të aktivitetit kreditues, siç ka ndodhur pas muajit qershor.

Next Post
“Pavarësish pandemisë, duhet komunikim”, Kryediplomati kinez, vizita zyrtare në pesë vende afrikane

"Pavarësish pandemisë, duhet komunikim", Kryediplomati kinez, vizita zyrtare në pesë vende afrikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In