• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bankat, 4.1 miliardë dollarë, pronë e vetëm 4 përqind të depozituesve

by Java News
02/03/2016 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raport i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave tregon se 4 për qind e individëve depozitues në Shqipëri zotërojnë plot 4.1 miliardë dollarë depozita në banka.

Raporti, i cili është dorëzuar për shqyrtim në Parlament, nxjerr në pah se, pjesa dërrmuese e kursimeve në sistemin bankar janë të përqëndruara në pak duar.

Këta janë depozituesit e mëdhenj, të cilët zotërojnë dhe pjesën e “luanit” në kursimet kombëtare, raporton Top Channel.

Sipas ASD-së, vitin e kaluar, mbi 58 për qind e totalit të depozitave në sistemin bankar zotëroheshin nga vetëm 4 për qind e individëve. Kjo do të thotë se, pjesa tjetër, pra 96 për qind e individëve ndajnë mes tyre 42 për qind të totalit të kursimeve.

E shprehur në vlerë rezulton se, për individët që bëjnë pjesë në 4 përqindëshin e kursimtarëve të mëdhenj, sasia mesatare e depozitës është 48 mijë dollarë. Ndërsa 96 përqindëshi tjetër i individëve ka një kursim mesatar prej vetëm 1.400 dollarësh për person, ose 34 herë më pak.

Të dhënat e detajuara të ASD-së tregojnë se, në fund të vitit të kaluar, individët zotëronin në total rreth 890 miliardë lekë depozita në banka. Sipas monedhave, 51 për qind e tyre janë në Lek, ndërsa pjesa tjetër janë kursime në valutë.

Legjislacioni shqiptar në fuqi detyron që agjencia e depozitave të sigurojë plotësisht çdo depozitë bankare deri në 2.5 milionë lekë dhe të dhënat zyrtare tregojnë se, 96 për qind e individëve janë plotësisht të siguruar, pasi bien nën këtë nivel.

Next Post

Dekriminalizimi drejt ngërcit ligjor/ Kuvendi: Aktet nënligjore antikushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In