• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Banka e Shqipërisë, miratohet statuti i ri

by A R
03/12/2015 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, në mbledhjen e tij të radhës të mërkurën e parë të çdo muaji, mori në shqyrtim dhe miratoi statutit e ri të Bankës së Shqipërisë.

Në njoftimin për shtyp të publikuar sot në faqen zyrtare të BSH-së, bëhet e ditur se, statuti përbën një ndër dokumentet themelore që përcakton parimet bazë të proçedurave institucionale, administrative dhe operacionale të institucionit, në përputhje me Ligjin për Bankën e Shqipërisë.

Me miratimin e statutit të ri shfuqizohet statuti i mëparshëm, i miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës me vendimin nr. 100, datë 19.12.2000, i ndryshuar.Sipas BSH-së, miratimi i Statutit të ri është përfundimi i një proçesi për përshtatjen e dispozitave të organizimit dhe funksionimit të Bankës së Shqipërisë me praktikat më të mira të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, adresimin e rekomandimeve të ndryshme të institucioneve financiare ndërkombëtare si dhe reflektimin e disa ndryshimeve të tjera rregullatore më të hershme.

Disa nga risitë e Statutit janë: përcaktimi i qartë i detyrave dhe përgjegjësive të Administratorëve të Bankës së Shqipërisë; parashikimi i procedurave të qarta në lidhje me zëvendësimin e administratorëve në rastet e mungesës dhe pamundësisë së tyre për të vepruar; riformulimin e dispozitave që lidhen me pavarësinë administrative dhe financiare të Bankës, duke i përafruar ato me dispozitat e Statutit të Bankës Qendrore Evropiane.

Miratimi i strukturës së re të Bankës së Shqipërisë, përveç se përshtat aktivitetin e njësive të saj me nevojat dhe proçeset e reja të punës që imponohen nga zhvillimet ekonomike dhe ndryshimet në legjislacionin bankar dhe më gjerë, synon më së shumti përmirësimin e administrimit të institucionit dhe forcimin e kontrollit të brendshëm. Krijimi i njësisë së specializuar për monitorimin dhe administrimin e rrezikut operacional përbën një hap thelbësor në këtë drejtim. Gjithashtu, me strukturën e re është synuar forcimi i kontrollit vertikal dhe atij horizontal në përputhje me modelet dhe praktikat më të mira te bankave qendrore evropiane.

ATSH

 

Next Post

Replikat për biznesin, Shehu: Burgu krijon frikë. Majko: Godasim kontrabandën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In