• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banka Botërore ‘zgjidh qesen’, jep 50 mln USD për infrastrukturën në Shqipëri

by Java News
26/04/2018 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka aprovuar një projekt prej 50 milionë dollarësh për Lidhjen e rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri. Projekti mbështet përmirësimin e aksesit në zona turistike dhe bujqësore, si dhe forcimin e kapaciteteve të bashkive për menaxhimin e aseteve të tyre rrugore.

Kushtet aktuale të rreth gjysmës së rrjetit rrugor rajonal e lokal nuk e mbështesin mjaftueshëm aksesin në shërbimet publike bazë apo në aktivitete ekonomike. Kjo gjendje pengon zhvillimin e industrisë së turizmit si dhe të sektorit bujqësor. Lidhja e mirë e rrugëve është shumë e rëndësishme për zhvillimin e vendit. Banka Botërore ka kontribuar edhe në të kaluarën në përmirësimimin e rrugëve rurale dhe lëvizjen e njerëzve në të gjithë vendin, por lipset të bëhet më shumë për të konsoliduar përmirësimet e rrjetit rrugor në mënyrë të qëndrueshme që të nxitet rritja ekonomike. Projekti mbështetet mbi këtë përvojë të mëparshme.

“Projekti i ri do të fokusohet në prioritizimin e atyre ndërhyrjeve që sjellin përfitim më të madh ekonomik duke mbështetur sektorë produktivë, në veçanti bujqësinë dhe turizmin”, tha Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.

“Zhvillimi i turizmit do të përfitojë nga përmirësimi i rrugëve që çojnë drejt destinacioneve ekzistuese apo potenciale turistike. Projekti, po ashtu, do të ndihmojë integrimin e fermerëve në zinxhirin agro-ushqimor dhe pjesëmarrjen e tyre në tregje, veçanërisht të grave, të cilat përbëjnë shumicën e forcës së punës në bujqësi në Shqipëri”.

Më specifikisht, projekti do të financojë rehabilitimin e rreth 55 km rrugë rajonale dhe lokale, duke përmirësuar lidhjen dhe sigurinë rrugore në zona ku jetojnë afro 80,000 banorë. Programi për vitin e parë të projektit përfshin tri segmente rrugore të njohura për rëndësinë e tyre në zhvillimin e turizmit dhe/ose të bujqësisë siç janë rrugët Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth. Këto segmente rrugore janë përzgjedhur bazuar në analizimin e shumë kritereve. Rehabilitimi i rrugëve do të përfshijë edhe zgjidhje të përshtatjes ndaj kushteve klimatike që lidhen me përmbytje apo rrëshqitje dheu. Projekti gjithashtu do të nxisë punësimin e grave në sektorin e rrugëve në Shqipëri. Agjencia zbatuese e projektit do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i njohur për eksperiencën e gjerë me projekte rrugësh.

Qasja e prioritizimit të investimeve që do të përdorë projekti do të shërbejë edhe në të ardhmen si një kuadër politikash për investime të reja në ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor, me financime vendase apo të huaja./ Monitor

ma.me

Next Post
Deputetët e CDU bojkotuan darkën e Ramës? Kur ‘lajmi’ orkestrohet nga selia e PD…

Deputetët e CDU bojkotuan darkën e Ramës? Kur 'lajmi' orkestrohet nga selia e PD...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE- Sfidat e bizneseve eksportuese/ Rama: BE hapësirë mundësish, por dhe sfidash..

LIVE- Sfidat e bizneseve eksportuese/ Rama: BE hapësirë mundësish, por dhe sfidash..

January 28, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

Paralajmërimi i Trump për Iranin: Jemi gati si me Venezuelën! Armata masive është nisur, negocioni ose përballuni me..

January 28, 2026
Raste me virusin Nipah në Indi, vendet aziatike forcojnë kontrollet në aeroporte

Raste me virusin Nipah në Indi, vendet aziatike forcojnë kontrollet në aeroporte

January 28, 2026
Korreshi ironi te “Ligjet”: Lushnja 4 orë pa drita, më mori plaka në telefon se kishte ftohtë, ngrohej me një bidon me ujë! Doni të hyni në BE me çizme me baltë

Korreshi ironi te “Ligjet”: Lushnja 4 orë pa drita, më mori plaka në telefon se kishte ftohtë, ngrohej me një bidon me ujë! Doni të hyni në BE me çizme me baltë

January 28, 2026
Gati memorandumi me Indonezinë/ Qeveria shqiptare “me sytë” për punëtorë nga vendi aziatik

Gati memorandumi me Indonezinë/ Qeveria shqiptare “me sytë” për punëtorë nga vendi aziatik

January 28, 2026
Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim

Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim

January 28, 2026
VIDEO-Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në furgonin me tifozë të PAOK ndodheshin edhe dy shqiptarë

Telefonata prekëse e shqiptarit që i mbijetoi aksidentit në Rumani: Nuk e di si jam gjallë

January 28, 2026
Zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991: Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë, shpresoj se…

Zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991: Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë, shpresoj se…

January 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 janar 2026

January 28, 2026
VanHorn takohet me deputetët e rinj të PS e PD, ambasada: Forcojmë bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta

VanHorn takohet me deputetët e rinj të PS e PD, ambasada: Forcojmë bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In