• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Banka Botërore: Çmimet e naftës do të ulen gjatë 2019-2020!

by Java News
29/04/2019 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore rishikoi me ulje çmimet globale të naftës për vitin 2019 dhe 2020 respektivisht me -3.4 dhe -1.5 për qind në raportin periodik për pritshmëritë e çmimeve të mallrave kryesore i publikuar këto ditë.

Çmimet e naftës pritet të jenë mesatarisht 66 dollarë për fuçi në 2019 dhe 65 dollarë në 2020 këto vlera janë 8 dhe 4 dollarë respektivisht më të ulëta se parashikimet e vjeshtës që Banka Botërore publikoi gjatë tetorit 2018.

Rishikimet me rënie pasqyrojnë gjetjet për rritje më të dobët për ekonominë globale këtë vit. Parashikimi supozon se shkurtimi i prodhimit nga OPEC dhe partnerët e tjerë prodhues do të amortizohet nga kërkesa më e ulët globale sidomos India, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe nga politikat mjedisore që do të frenojnë konsumin.

Prodhimi global i naftës ra ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit 2019, pas një rritje të madhe në gjysmën e dytë të vitit 2018. OPEC dhe partnerët e saj duke ulur ndjeshëm prodhimin, ndërkohë që prodhimi ra ndjeshëm në Iran dhe Venezuelë. Prodhimi i naftës në SHBA u rrit me ritmin më të shpejtë të regjistruar ndonjëherë në vitin 2018, duke kontribuar në një rritje të theksuar të eksporteve.

Ndërsa rritja globale në vitin 2019 pritet të jetë më e dobët se sa parashikimi paraprak, megjithëse dobësia do të jetë e përkohshme. Pas vitit 2020, rritja e konsumit të naftës nga OECD do të jetë e papërfillshme sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).

Efikasiteti i politikave mjedisore do të ulë konsumin e naftës veçanërisht në sektorin e transportit, teksa rritja e konsumit nga vendet jo-OECD pritet mesatarisht rreth 2 për qind në vit për pesë vitet e ardhshme. Prodhimi global i naftës ra në tremujorin e parë të vitit 2019, pas një rritje në tremujorin paraardhës.

Ndërsa OPEC dhe partnerët e tij pritet të vendosin nëse do të zgjasin afatet për të mbajtur të frenuar prodhimin në takimin e qershorit. Por kufizimet e lëvizjes së automjeteve në qytet e mëdha po amortizojnë efektet që sjell ulja e prodhimit. Në ndryshim nga nafta çmimet e metaleve pritet të rriten më 2019 dhe 2020 pas një rënie të mprehtë në gjysmën e dytë të vitit 2018.

Çmimet e produkteve bujqësore pritet të bien për 2.6 për qind në vitin 2019, për shkak stoqeve të larta. Në vitin 2020, çmimet pritet të rriten me 1.7 për qind si pasojë e pakësimit të mbjelljeve në SHBA dhe kostot më të larta të energjisë dhe plehrave.

/a.meta

Next Post
Arben Duka akuzon Agron Tufën: Fundamentalist! Falet 7 herë në ditë në zyrën e shtetit

Arben Duka akuzon Agron Tufën: Fundamentalist! Falet 7 herë në ditë në zyrën e shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In