• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banesat Sociale, 5 bashkitë që përfitojnë grande të menjëhershme financiare nga qeveria

by Aalison Pearse Stevens
02/09/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Zhvillimit Urban ka miratuar fondin prej prej  4,571,992 lekë për 5 bashki, të cilat përfitojnë grante të menjëhershme për strehimin. Ky fond do t’i shpërndahet 20 familjeve,  të cilat plotësojnë kriteret për përfitimin e granteve të menjëhershme për strehim, përkatësisht në bashkitë Kavajë, Gramsh, Vlorë, Korçë dhe Pogradec. 20 familjeve përfituese, nëpërmjet këtij fondi do t’i paguhet 10% e vlerës së banesës me kosto të ulët. 14 prej tyre kanë përfituar banesë me kosto të ulët nga Enti Kombëtar i Banesave dhe 6 familjet e tjera kanë përfituar kredi nga Banka Kombëtare Tregtare.

Grupi i punës, i ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban ka miratuar kërkesat e ardhura nga 5 bashkitë. Të gjitha njësive të qeverisjes vendore, u është kërkuar të paraqesin pranë MZHU, kërkesat për grante të menjëhershme, brenda datës 8 korrik 2016. Grupi i punës ka miratuar:

  1. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Kavajë, në shumën 1,339,533 lekë. (6 familje përfituese)
  2. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Gramsh, në shumën 227,204 lekë. (1 familje përfituese)
  3. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Vlorë, në shumën 420,000 lekë. (1 familje përfituese)
  4. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Pogradec, në shumën 215,646 lekë. (2 familje përfituese)
  5. Dhënien e grantit të menjëhershëm për Bashkinë Korçë, në shumën 2.369.609,7 lekë. (10 familje përfituese)

 Bonusi i strehimit, mbështetje për 21 familje në Tropojë

Ndërkohë, për të siguruar përfshirjen e sa më shumë qytetarëve me pak apo aspak të ardhura, si përfitues direkt nga programet e strehimit këtë vit është hapur edhe një programi i Bonusit të Strehimit, nëpërmjet të cilit sigurohet pagesa e qirasë në treg të lirë nga buxheti i shtetit. Thënë ndryshe, Ministria e Zhvillimit Urban mbështet financiarisht pagesën prej 50% të qirasë minimale të tregut që nga momenti kur aplikuesi fiton të drejtën e bonusit e deri në fund të vitit. Bashkia e Tropojës i shtohet njësive vendore, të cilat kanë aplikuar dhe kanë përfituar nga programi i bonusit të strehimit. Një fond prej 238 mijë lekësh, financim i buxhetit të shtetit do t’i jepet bashkisë Tropojë për 21 familje, të cilët plotësojnë kriteret për përfitimin e granteve për strehim.

Kërkesa e ardhur nga kjo bashki është miratuar nga grupi i posaçëm i punës, i ngritur pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban. MZHU u ka dërguar shkresa bashkive, në mënyrë të përsëritur si dhe ka organizuar 2 takime, në muajt Maj dhe Qershor, për trajnimin e bashkive që kanë paraqitur kërkesa për bonus strehimi, duke sqaruar çdo paqartësi, në lidhje me hartimin e kërkesës për bonus. Aktualisht,  pranë MZHU deri më tani kanë aplikuar vetëm 6 bashki: Elbasan, Mirditë, Korçë, Pogradec, Has dhe Tropojë,  të cilat kërkojnë financimin deri në masën 50% të qirasë minimale të tregut, për 58 familjet përfituese. Vetëm në dy muaj Korrik- Gusht,   Ministra e Zhvillimit Urban me fondet e saj  ka mundësuar ofrimin e një strehimi të përballueshëm për 79 familje, 21 prej të cilave i përkasin bashkisë Tropojë. Afati i fundit për të gjitha bashkitë për të aplikuar për bonusin e strehimit është 30 Shtatori 2016.

Me. Ar

Next Post
Padia kundër Serbisë për gjenocid, premtim i papërmbushur i Thaçit

Padia kundër Serbisë për gjenocid, premtim i papërmbushur i Thaçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In