Dikur një djalë i varfër, e sot humbi jetën si shef i Wagner! Yevgeny Prigozhin themeloi ushtrinë famëkeqe duke iu kundërvënë asaj shtetërore ruse, por a e dinit se dikur ai i shërbente Vladimir Putinit?
Jo vetëm që i shërbente, por Prigozhin ishte ndër më të besuarit e Presidentit rus. I njohur si “kuzhinieri i Putinit”, Prigozhin jetoi për shumë kohë si komandant lufte dhe mori përsipër të kryente shumë “punë të pista” në Ukrainë, gjithnjë në interes të Putinit. Ai është nipi i heroit rus Yevgeny Ilyich Prigozhin dhe djali i minatorit Viktor Prigozhin. Ky i fundit e la jetim Prigozhin në moshën 9 vjeçare. Kështu, nëna e tij u martua me Samuel Fridmanovich Zarkoi.
Prigozhin me gruan dhe fëmijët:
Njerku i tij u kujdes për shkollimin e Prigozhin. Ai u diplomua në vitin 1977 në shkollën e Leningradit e më pas nisi rrugëtimi i tij ushtarak e jo vetëm. Kur ishte vetëm 18 vjeç, Prigozhin u dënua për vjedhje duke u detyruar të punonte në një fabrikë. Ishte ky dënim ai që e bëri atë të bëhet pjesë e bandave kriminale.
Si pjesë e tyre, Prigozhin realizonte shumë grabitje, deri në vitin 1980. Mediat e huaja ndalen tek një moment kur ai bashkë me tre persona nga banda e tij ishin ulur në një kafene në Shën Petersburg. Ata po prisnin të kryenin grabitjen e radhës, panë një grua teksa ecte e vetme. Njëri prej tyre i kërkoi asaj një cigare, kur ajo hapi çantën për t’ia dhënë, Prigozhin u hodh pas saj dhe e kapi nga fyti. Ai e mbyti gruan ndërsa miqtë e tij i vodhën vathët e floririt dhe këpucët.
Kjo ishte një nga grabitjet e panumërta që banda kishte kryer. Për vrasjen e gruas Prigozhin kaloi 13 vite mbrapa hekurave. Ai u lirua në vitin 1990 për sjellje të mirë.
Por, cila ishte dita që shënoi kthesën e madhe në jetën e tij?
Pas lirimit, Prigozhin nisi të shiste hot-dogë në rrugë, për të siguruar jetesën. Por kjo lloj pune i solli shumë para, ai merrte rreth 1 mijë dollarë në muaj, që përkthyer në rubla ishte një shumë e konsiderueshme. Kështu ai nisi të merrte aksione në restorante të ndryshme duke u bërë një nga personazhet kryesorë të këtij tregu. Në fund të viteve ’90 ai u bë dhe pronar i një kazinoje.
Edhe pse nuk është informacion i sigurt, thuhet se ai e takoi Putinin pikërisht pasi u bë pronar i kazinosë. Sipas dëshmive në Rusi, thuhet se kur Putin priti presidentin francez Zhak Shirak në 2001-in, ishte Prigozhin ai i cili gatoi për ta.
Prigozhin përshkruhet si një person shumë i afrueshëm. Përmes kompanive të hotelierisë që zotëronte dhe me sa duket për shkak të njohjes së tij personale me Putinin, ai filloi të merrte kontrata miliona dollarëshe për të furnizuar shërbimet ruse me ushqime.
Midis tyre, kontrata rreth 2 miliardë dollarë për të ushqyer ushtrinë ruse.
Në vitin 2014, Prigozhin u përpoq ta bindte Putinin që ta financonte për të krijuar një ushtri mercenare, por lideri rus nuk e mori parasysh. Një vit më vonë ky i fundit tregoi mbështetjen e tij publike për Bashar Al-Assad në Siri, gjë që mesa duket e irritoi tej mase Prigozhinin.
Prigozhin iu rikthye krimit! Shumë njerëz ai i rekrutoi lehtësisht për shkak të njohjeve të mëparshme me bandat në vend, duke krijuar Wagner-in. Ushtarët e Wagner ishin jo vetëm të stërvitur mirë, por edhe me pajisje të rrezikshme.
Wagner ka kryer një sërë krimesh ndër vite, por Prigozhin sa vinte e kishte më shumë pushtet. Opozita ruse e akuzoi vazhdimisht, por Prigozhin përgjigjej me kërcënime. Shumë vrasje gazetarësh mbetën të pazbardhura.
Kreu i Wagner u deklarua i tillë publikisht vetëm kur nisi lufta në Ukrainë, përmes një videoje në oborrin e një burgu rus. Ai arriti të bindte shumë të burgosur të shërbenin për Rusinë në luftë, thuhet se 30 mijë prej tyre janë vrarë ose zhdukur. Edhe pse në fakt u bënë “mish për top”, Prigozhin shihej si “hero” në Rusi. Ishte dhe ky lloj pushteti ai që e nxiti të marshonte drejt Moskës në Qershor, me qëllimin e qartë se do rrëzonte Putinin.
Por ky qëllim nuk u realizua kurrë, pavarësisht natyrës së tij këmbëngulëse e mizore. Sot, në moshën 62-vjeçare Prigozhinit iu mor jeta me urdhër të liderit rus Vladimir Putin!
/a.r