• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bandat e festuan me fishekzjarre”, nuk ndalet Berisha: Taulant Balla, mik i ngushtë i Rrajave

by A R
13/07/2023 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministrit të Brendshëm të sapoemëruar Taulant Balla si dhe Kryeministrit Edi Rama.

Berisha deklaroi se sherri i ndodhur në Borizanë është dëshmi e shtetit të mafias, duke theksuar se fisi Rraja janë të lidhur direkt me pushtetarët aktualë.

“Historia dramatike, ngjarja kriminale në guroren e Borizanës është dëshmia më autentike e karakterit mafioz të shtetit të Edi Ramës. Banda Rraja në vite ka përbërë mafien më të rrezikshme të Shqipërisë së Mesme, e lidhur si mishi me thoin me Edi Ramën, Taulant Ballën dhe pushtetarët e tjerë.

Banda Rraja ka qëndruar mbi ligjin për vite e vite, e mbështetur fuqimisht nga Edi Rama dhe Taulant Balla. Ata janë përdorur si vrasës me pagesë, si torturues dhe arrestimi i fundit i nipit të Rrajës deputet, ne ia detyrojmë shërbimeve të vendeve mike dhe partnere, sepse ata kanë sjellë të gjithë regjistrimin, interceptimin mbi të cilat u realizua arrestimi i tij. Por ai ishte një prej tyre, natyrisht jo i shkëputur. Bota i pa se si vërsulën në mënyrën më shtazore ndaj dy qytetarëve që kishin shkuar të ankohen te policia Rraja, se më e keqe ishte policia aty që i shiti dhe i tradhtoi ata, dhe i bëri ata nishan për një grup shtazor, jo njerëzish. Pasi u kishin prishur shtëpinë, donin t’u mbyllnin gojë me shkopinj dhe revole.

Kjo ngjarje që ka tronditur thellë shoqërinë shqiptare, e cila dëshmon përfundimisht se ligji është në duart e mafies, rendi është në duart e mafies, ka pasur jehonë dhe ndërkombëtare.  Por për këtë ngjarje, në zbatim të kodit të mafies, një njeri nuk ka folur dhe ky është Edi Rama. Edhe Rrahmani vetë foli dy fjalë, por Edi Rama nuk ka shqiptuar asnjë fjalë për ngjarjen. Kodi i padrinos ky është. Thjesht hoqi ministrin e familjes dhe emëroi mikun më të ngushtë të Rrajave pas vetes së tij në politikë, që është Taulant Balla, emërimin e të cilit në Ministrinë e Rendit, bandat e qyteteve e festuan me fishekzjarre”, u shpreh Berisha.

/a.r

Next Post
Berisha tenton të thellojë përçarjen, fton vetëm deputetët anti-Basha: Të vijnë të diskutojmë!

Dje tha se Ahmetaj po kërkon azil, Berisha ndryshon mendje: Do kthehet, por po negocion me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In