• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bandat me uniformë policie, pesë grabitje në dy vitet e fundit

by A R
08/01/2016 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pesë ngjarje kriminale të viteve të fundit, autorët kanë qenë të veshur si policë, çka ka bërë që askush të mos njoftojë policinë e vërtetë në momentin e ngjarjeve, të mbetura të pazbardhura, si dhe të mos identifikohen autorët.

Rasti i fundit ishte rrëmbimi mafioz dhe ekzekutimi i Gazmend Çollakut në Durrës nga persona të maskuar si efektivë policie, por Vizion Plus raporton se për herë të parë forcat speciale të kriminelëve u shfaqën në grabitjen e biznesit të familjes Frroku.

Në prill të vitit 2014, një bandë e veshur me uniforma speciale të policisë grabiti biznesin e familjes Frroku në Kombinat.

Të kamufluar me një automjet me targa greke, xhama të zinj dhe një tabelë policie, 4 anëtarët e bandës futen në ambientin e basteve sportive në pronësi të familjes së deputetit Mark Frroku.

Nën kërcënimin e armëve, ata morën paratë e arkës së dy bizneseve.

Një vit më pas, në një tjetër ngjarje të rëndë, kamuflazhi i policisë shërbeu për të rrëmbyer një person. Enver Stafuka, i cili u akuzua në vitin 2013 si personi që vodhi makinën që u përdor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt u rrëmbye nga 4 persona të maskuar si efektivë.

Rrëmbimi i tij u bë në Fushë Krujë ku 43-vjeçari sapo hipte në mjetin e tij. Ai u mor forcërisht u prangos dhe më pas grabitësit e hipën në një automjet, i cili më pas u drejtua për nga qyteti i Durrësit.

Për fatin e Enver Stafukës, policia nuk ka ende asnjë të dhënë.

Në një tjetër ngjarje të rëndë, sërish persona të kamufluar si efektivë policie grabitën me armë makinën e një kompanie të sigurisë private. Grabitja ndodhi brenda pak sekondave në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, ndërkohë që agresorët arritën të merrnin dy thasë me para me një vlerë prej 5 milionë lekësh.

Makina që ata përdorën, u gjet e djegur në afërsi të mbikalimit të Kasharit. E njëjta skemë u përdor dhe në grabitjen e mbi 3 milionë eurove të një banke të nivelit të dytë. Sasia e parave po transportohej për në Rinas, ndërkohë që kamuflazhi i policisë dhe thirrjet ndal policia, bënë që rojet e sigurisë të ndalonin makinën.

Grabitja ishte shume e lehtë, pasi nuk hasën në rezistencën e efektivëve privatë, ndërkohë që automjeti i përdorur nga grabitësit u dogj për të humbur gjurmët.

Shfaqja e të njëjtëve elementë në këto ngjarje ka ngritur dyshime të forta tek policia, se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar që vepron me forma mafioze, ku nuk përjashtohet dhe bashkëpunimi me elementë të inkriminuar brenda radhëve të uniformave blu.

Vizion Plus

Next Post

Ata që bërtasin për mos-gjykimin e hajdutëve, bllokojnë largimin e Llallës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

February 9, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

February 9, 2026
Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

February 9, 2026
Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

February 9, 2026
“Manipulimet i kam parë me video”, kandidati i PD: Po u rinumërua Tirana, ndryshon renditja në listë!

Zyrtari i PD: Ne qendruam 333 ditë te rrugica e Berishës, por ngujimi në shesh do ca kushte që s’i kemi!

February 9, 2026
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

February 9, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

Deklarata e Ramës, Bardhi: Ndryshimi i ligjit në mes të hetimit është presion mbi drejtësinë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In