• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banda e Rinasit/ Autoritetet greke zbardhin 15 emrat që ka përdorur Admir Murataj

by Java News
25/02/2017 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Admir Murataj, tashmë i shpallur në kërkim nga policia dhe Prokuroria për Krime të Rënda me dyshimin se është njëri nga organizatorët e dy grabitjeve të ndodhura në rrugën Qafë Kashar-Rinas, ka përdorur 15 emra të ndryshëm.

ABC News ka mësuar se policia shqiptare me ndihmën e autoriteteve greke, ka administruar kartelen personale me të gjithë precedentet në Greqi nga i shpalluri në kërkim Admir Murataj. Në dosje, thonë burimet, janë evidentuar 15 emrat e mbiemra të ndryshëm që dyshohet se Murataj ka përdorur në Greqi në krime të ndryshme.

Veç dokumenteve shqiptare dhe greke të falsifikuara, që dyshohet se ka përdorur Murataj, autoritet greke kanë renditur edhe veprat penale për të cilat akuzohet apo edhe është dënuar nga shteti fqinj. Sipas kartelës me precedentët penalë, dominojnë akuzat e grabitjes së bankave të kryera në qytetet të ndryshme në Greqi. Veç grabitjeve, në dosje i janë faktuar edhe akuzat e vrasjes, sulmit me eksplozive gjatë arratisjes nga burgu i Trikallas bashkë me 13 shtetas të tjerë shqiptar.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se Admir Murataj së bashku me Dash Kupën, janë organizatorët e dy grabitjeve të ndodhura në Qafë Kashar – Rinas. Njohja mes tyre, dyshohet se ka nisur që në burgjet greke, ku ka qenë i dënuar edhe Dash Kupa për akuzat e grabitjes. Por në dosje, prokuroria ngre dyshime se janë këta dy të dyshuar Murataj dhe Kupa, të cilët kanë gjetur personat e tjerë me të cilët kanë kryer grabitjen, armët si dhe mjetet për të lëvizur nga vendi i ngjarjes, si para, gjatë dhe pas grabitjes.

Informacioin për lëvizjet e mjeteve të transportit të parave, mënyrën e organizimit të tyre dhe shumat e parave që mjetet transportonin, burimet thonë se siguroheshin nga Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlikaj, Neim Avdulaj dhe Admir Çerpija, personi që ka prezantuar informatorët me grabitësit. Për dhënien e informacionit, prokuroria thotë se grabitësit i kanë shpërblyer me shuma të mëdha parash të dyshuarit Xhyliu, Memlikaj dhe Çerpija, para të cilat ia shpërndante Neim Avdulaj. /abcnews/

ma.me

Next Post
VMRO akuza Shqipërisë: Po imponon gjuhën shqipe

VMRO akuza Shqipërisë: Po imponon gjuhën shqipe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In