• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banda e Lazaratit, i penduari ndryshon dëshminë në seancën gjyqësore

by Java News
21/12/2017 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua seanca për grupin “Lazarati II”, i cili akuzohet për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, gjatë operacionit antikanabis në fshat në vitin 2015.

Në këtë seancë, ku ishin të pranishëm të gjithë të pandehurit, ka folur njëri prej tyre, i cili kishte marrë më parë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Bëhet fjalë për shtetasin Elson Kazma, dëshmia e të cilit në Prokurori ka çuar në prangosjen e kryesuesve të grupit, Arbion dhe Alban Alikon.

Kazma ka thënë para trupit gjykues se ai e tërheq dëshminë që ka dhënë në Prokurori, si pjesëtar i grupit të zjarrit. Ai madje ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorit Anton Martini, duke thënë se ky i fundit ka falsifikuar dëshminë e tij dhe se është dhunuar, si gjatë shoqërimit, ashtu edhe në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës.

Kazma ka mohuar të ketë takuar Alban dhe Arbion Alikon ditën kur u vra efektivi Basha, duke shtuar se nuk ka dalë nga shtë- pia atë natë. Ai ka kërkuar rrë- zimin e dëshmisë para prokurorit Martini. Pasi u lexua edhe dëshmia që pretendohet se është firmosur pa dijeninë e tij, Gjykata vendosi ta rrëzojë kërkesën e mbrojtjes.

DËSHMIA NË GJYQ

“Nuk e pranoj akuzën. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kam qenë në shtëpi dhe vrasjen e kam mësuar nga televizori. U largova nga fshati pasi më lajmëruan se të gjithë djemtë po i arrestonin dhe u dhunonin në Polici”, kështu e ka nisur dëshminë e tij në gjyq Elson Kazma.

Ai ka shtuar se është dorëzuar vetë në Polici disa ditë më pas, por është dhunuar, kërcënuar dhe shantazhuar për të firmosur një dëshmi që nuk e ka dhënë kurrë.

“Ditën që u dorëzova, më merr vëllai në telefon dhe më thotë që kanë arrestuar babanë dhe që nuk do ta lironin nëse unë nuk do të dorëzohesha. Kështu që i thashë kunatit të më çonte në Komisariat. Rrugës na ndaloi policia dhe më pyetën për emrin, ua thashë, më morën kartën e identitetit dhe më nxorën me forcë nga makina. U thashë se do të vij vetë se prandaj jam nisur për t’u dorëzuar. Ata më futën në makinë dhe aty ishin 4 veta që më kërcënuan dhe dhunuan. Më thanë se duhet të pranoja që e kisha vrarë unë bashkë me të tjerët. Arbion dhe Alban Alikon kisha 1 vit pa i parë, ndërsa të tjerët i kam njohur vetëm në komisariat. Duhet t’i pranoja këto gjëra, ose kërcënohej jeta e familjes sime. Aty kanë qenë disa policë dhe prokurorët më kanë rrahur dhe më kanë bërë presion.

Më kanë goditur në pjesët e trupit dhe jo në fytyrë. Më rrahën dhe më detyruan të them një deklaratë të pavërtetë. Prokurori Anton Martini më tha se së bashku me atë personin tjetër do të pranoni vrasjen. Proka e ka pranuar tashmë dhe të dy do të thoni që jeni penduar.

Avokati që kam pasur më parë më dha që të firmosja një letër, kur e mora që ta lexoja, më tha s’ka gjë s’ke pse e lexon, kam folur me vëllain tënd dhe kemi bërë një marrëveshje. Kur kam pyetur vëllain, më tha që nuk kishte folur me të dhe se nuk e dinte që e kam firmosur këtë letrën”, ka thënë ai. /panorama

ma.me

Next Post
FOTOT/ Kryemadhi akte banale në Kuvend, gjuan me çizme, merr kartat e deputetëve të PS që të mos votojnë

Përjashtimi/ Dhuna e tymueset në Kuvend, Byroja vendos sot për deputetët e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In