Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në Tëitter ka reaguar mbi operacionin e policisë në Tiranë, Shkodër dhe Hollandë. Në postimin e tij Rama shkruan se ky aksion ka treguar edhe një herë vendosmërinë e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit.
“Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit. Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë. Forca e Ligjit po përshkallëzohet”, shkruan Edi Rama
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në një deklaratë për mediat kanë njoftuar se janë arrestuar në total 11 persona, duke përfshirë këtu edhe të arrestuarit e aksionit të zhvilluar pak ditë më parë, në lagjet Kiras dhe Dobraç. Policia njofton se ditën e djeshme përveç Safet Bajrit (Rustemi), janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal.
ma.me










