• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Banaliteti dhe frika prej televizionit

by Ben Andoni
16/12/2022 23:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Media nuk ngopej pak ditë më parë duke shfaqur në ekrane goditjen e ish-kryeministrit Berisha dhe më pas edhe rrahjen barbare të agresorit të tij. Sikur të mos ekzistonte fare samiti i  Dhjetorit dhe impakti, vëmendja u shpërngul në një episod dhune, që transmetohej pandalë për ditë me radhë në mediat tona. Autoritetet rregulluese të medias nuk mundën ta ndalnin dhe po kaq ato mediatike, që u vunë në garë për të shpjeguar deri në imtësi patologjitë e agresorit dhe deri kalkulimet për forcën e goditjes mbi fytyrën e Berishës… ! Pak apelet publike ranë në vesh të shurdhër, pasi shoqëria jonë duket se nuk ngopet me dhunën, ofendimin dhe banalitetin. Ky i fundit, një nga kriteret, për të qenë i veçantë dhe i përcjellë masivisht në ekranet tona televizive. E fundit rrahja e vajzave në ekran dhe përdorimi i një leksiku që të tremb në studiot e mbrëmjes.

E kujt është përgjegjësia për të marrë përsipër negativitetin që përcjell televizioni?! Cili është nominalisht përgjegjës për shembull për programet me përmbajtjen fyese, seksuale, diskursin shpesh në mënyrë vulgare dhe, si pasojë, dëmtimin e shëndetit moral të publikut e sidomos atë të shikuesve të rinj? Askush! Ajo që mund ta vërejmë lehtësisht në vitet e fundit me shtimin e televizioneve është se fjala kryesore që ndikon drejt programacionit por edhe politikave të  televizionit është ajo që vjen nga njerëzit e marketingut dhe një situatë e tillë po krijon një marrëdhënie aspak normale e jo besnike mes shikuesit dhe televizionit. Këtu duket se ndërhyn mirëfilli manipulimi i imazhit dhe impakti i tij. Ndaj, menaxherët sot janë më të paguarit, ata ngrenë shpesh e në formë informale edhe tregun e çmimeve të gazetarëve e moderatorëve. Një shfaqje televizive e promovuar intensivisht, që ka një përfitim të madh imazhi brenda impaktit te hapësira publike do të marrë gjithmonë një pjesë të madhe të audiencës. Dhe ky sot është edhe rasti i Shqipërisë. Ky konsiderohet madje edhe si modernitet dhe bashkëkohësi!!! Të dëgjosh fjalorin e pjesëtarëve të emisioneve të ‘reality show’ (si rasti i fundit i goditjes së vajzave) dhe mënyrën sesi e godasin me fyerje verbale, ashtu si nuk kanë munguar dhe ato fizike, qytetari shqiptar e kupton gjendjen e mjerë të hapësirës ku operon sot pushteti i televizionit. Ajo që mbetet kryesore dhe përfundimtare sot është sa: ndiqet dhe sa klikohet një program apo artikull në internet. Programet apo formatet e “reality show” me përfshirjen e publikut, me pjesëmarrjen e njerëzve të thjeshtë, duket se po krijojnë një lloj të ri kënaqësie e zbavitje televizive: atë të përcaktuar nga historitë e rëndomta jetësore, sak “të thjeshtët” që mund të bëjnë diçka më mirë me jetën e tyre vetëm pasi të shfaqen në TV, por edhe që mund të kenë rastin të marrin nëpër gojë e relativizojnë gjithçka.

Këtu përfshihet vetëm një pjesë e asaj që do të thotë gjendje njerëzore në industrinë e pamëshirë të televizionit dhe nuk po themi se vetë televizori tashmë ka gjithnjë e më shumë një ndikim negativ. Jo më kot, është një objekt që mungon në shumë familje jo vetëm në Shqipëri por edhe kudo në Botë. Argëtimi i zakonshëm, pa vlera dhe jo pak herë banal në karakterin estetik, që vjen prej tij ndikon hapur në të gjithë klimën kulturore në të cilën jetojmë të gjithë e që po i jep status të lartë vetë banalitetit të kotësisë. Edhe pse nuk duhet harruar se me mundësitë e veta të pakufizuara na përcjell jo pak herë drejt një bote, ku gjithçka është sikur… e prek me dorë. Por kjo është e rrallë sepse pjesa tjetër dominohet nga kotësia dhe lajmi i shpejtë, shpesh me dezinformime, që ia ka hequr televizionit rolin edukativ, duke e edukuar dhunën dhe banalitetin. Dhe, si thotë Mary Ann Watson (2013) një nga teoricienet e artit mediatik, kur i referohet televizionit: “Idetë kanë fuqi, por fjalët dhe imazhet kanë pasoja.”  Kjo është arsyeja pse televizioni aq sa na bën disa herë të humbin kohe me zbavitjen, shumë më tepër kohë na manipulon gjatë  prodhimeve kinse argëtuese të ‘reality show’, që shpesh japin live dhunë apo vetë lajmet që e kërkojnë dhunën dhe gjakun kudo, qoftë edhe te fëmijët e gratë e pambrojtura, pa respektuar asnjë kanon drejtësie mediatike. Kjo e bënte të dukej dhunën e ditës së 6 Dhjetorit aq të zakonshme. (Javanews)

Next Post
VIDEO/ E kishte fshehur poshtë levës së marshit, arrestohet për drogë shqiptari në Greqi

VIDEO/ E kishte fshehur poshtë levës së marshit, arrestohet për drogë shqiptari në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In