• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bamirësi i “bamirësve”

by Mero Baze
06/06/2018 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Kryeministri Edi Rama ishte dje në vendin e gabuar dhe me njerëzit e gabuar, për të qenë kryeministër në anën e shqiptarëve të varfër. Ai është shfaqur në një emision televiziv krah dy biznesmenëve të suksesëshëm, të cilët kanë dëshirë të shfaqin dhe dimensionin e bamirësisë. Dëshira e biznesmenëve është legjitime, të shfaqen edhe si bamirës, edhe pse bamirësia është një dimension që kur bëhet publike, është sërish biznes dhe jo dimension njerëzor. Por kjo është punë e tyre.

Një kryeministër në krah të “bamirësve” është një kryeministër I dorzuar për luftën kundër varfërisë. Varfëria është një armik I madh I shqiptarëve dhe çrrënjosja e saj, vjen nga politika të forta ekonomike dhe zhvillimi kapilar I vendit. Bamirësia është armiku më I madh I varfërisë, një kërpudhë parazitare që ushqehet nga plehu I mjerimit.

Një kryeministër nuk duhet ta pranoj kurrë këtë dhe duhet të luftoj që diferencat e mëdha sociale në vend ti mbush zhvillimi dhe jo bamirësia.

Nuk jam këtu për të dhëna receta si zhduket ajo, por një mënyrë e keqe sesi nuk zhduket dhe si krijohet kulti I saj, është të shfaqesh në ekran me dy biznesmenë, qofshin dhe këta më të pastërtit e shoqërisë dhe të flasësh për bamirësinë.

Një kryeministër mes tyre ngjan si I dorzuar para saj dhe në mëshirë të tyre. Ai ka në dorë më shumë se ata për të bërë për shqiptarët, ka në dorë të ndal evazionin fiskal, të ndal kapjen e shtetit, të imponoj për biznesin investime reale në vend dhe të injoroj idenë e bamirësisë.

Shqipëria nuk ka ligje që favorizojnë rishpërndarjen e pasurisë së të pasurve për të mbyllur hendekun klasor që po thellohet. Nëse biznesmenët tanë duan të rishperndajnë pasurinë për komunitete sociale të rrezikuara, apo identitete kulturore, ata nuk kanë një ligj që ua favrozion atë. Dhuratat promocionale, që në fillim njoftohen në ekrane apo portale dhe pastaj shkojnë tek qytetarët, janë biznes politik dhe jo bamirësi. Bamirësi do të quhej nëse Zamir Manes apo Agron Shehut I mundësohet me ligj, që fjala vjen 30 për qind të fitimit ta kanalizoj në programe zyrtare të luftës kundër varëfrisë, në zhvillimin e kulturës, apo promivimin e ruajtjes mjedisit në Shqipëri, dhe plot fusha të tjera të rrezikuara nga mungesa e fondeve. Këtë mund t’ia mundëosj Edi Rama dhe politika dhe jo shfaqjet publike të tyre në ekran .

Nuk di çfarë e ka detyruar kryeministrin ta ulet mes tyre, për të folur për bamirësinë, sidomos një kryeministër që së paku ka shije të forta estetike për të mos e banalizuar shfaqjen në publik. Ndoshta dhe halli I Fevziut. Por di të them që asnjë shqiptar nuk ndjehet mire, qoftë kur shikon dikë që krekoset se u ka dhënë rrogën ca vajzave të gjora, qoftë dikë që shpërndan ndihma apo pajisje për shtëpitë e njerëzve të varfër, pamvarëësisht se ata pak njerëz ndihmohen.

Pabarazia sociale në Shqipëri dhe jo vetëm në Shqipëri, është një hendek që thellohet çdo ditë, dhe nuk mund të mbushet me shfaqje teatrale. Armiku I saj më I madh duhet të jetë qeveria. Ajo ka në dorë së pari të ndal pabarazinë dhe monopolet, të ndal evazionin fiskal që nxjerr disa në krye të listës, e disa në fund të gropës, dhe nëse vërtet kemi biznese plot suksese, tu mundësoj atyre rishpërndarjen e pasurisë në formën e programeve ekonomike dhe zhvillimore, që të përfitoj gjithë shoqëria.

Varfëria nuk zgjedh askënd, dhe meqë ajo nuk zgjedh, nuk ka pse të zgjedhin disa biznesmenë se kë të ndihmojnë. Nëse e bëjnë për shpirtë të tyre, ta bëjnë, por mos të shfaqen në publik. Por nëse duan vërtet të mbushin hendekun social të krijuar, ata duhet ti bëjnë presion qeverisë tu mundësoj rishpërndarjen e fitimeve në rrugë të drejt e të ndershme.

Në rolin që u shfaq Agroni dhe Zamiri, donin të dukeshin biznesmenë bamirës, dhe ky është promocion jo bamirësi. Dhe kjo nuk lë ndonjë shije të mirë tek ata që janë të varfër. Ata presin dhe kanë të drejt, që qeveria të jetë “bamirësja” e tyre dhe jo bamirësja e “bamirësve”. Siç ngjante mbrëmë kryeministri!

Next Post
Nesër nis pagesa në Rrugën e Kombit

'Rruga e Kombit’ ndan fshatrat e Kukësit, banorët: Askush s'na e vuri veshin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In