• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bamir Topi: Është detyrim kushtetues që të zbatohen pa alibi opinionet e “Venecias”

by A R
30/06/2020 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, thotë se Shqipëria prej kohësh po përjeton një situatë krejt të veçantë dhe të papranueshme lidhur me mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe personi që i intereson që kjo Gjykatë të mos funksionojë, është Kryeministri Rama, vetëm për të patur një pushtet pa kufi. Prandaj, është detyrim kushtetues, që pa kushte dhe pa alibi të zbatohen opinionet e “Venecias”.

“Shqipëria prej kohësh po përjeton një situatë krejt të veçantë dhe të papranueshme lidhur me mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Në këto kushte çdo nevojë për të zgjidhur çështje të karakterit kushtetues dhe përplasjen midis institucioneve duhet ta adresojmë tek “Venecia”. Në kohën kur u thirr në ndihmë Komisioni i Venecias, palët politike kanë shprehur besim tek verdikti i saj. Tani, që Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin, politika shqiptare e në mënyrë të veçantë Kuvendi i Shqipërisë, duhet të jetë i pari që  duhet të koordinojë veprimet për risjelljen në normalitet të punës,  pasi të gjithë pushtetet e tjera prodhohen pikërisht aty. Nuk ka dhe nuk mund të ketë alibi, ndërkohë çdo ditë që kalon pa Gjykatë Kushtetuese na bën gjithnjë e më shumë një shtet qesharak pa shokë të ngjashëm.

Tanimë kanë kaluar vite pa Gjykatë Kushtetuese, bëjini një pyetje vetes: Cili ka bërë ligjëratat më të forta për nevojën e asgjësimit të kësaj Gjykate dhe nevojën e nxjerrjes së djallit prej andej? Cili ka patur detyrimin parësor për rigjenerimin dhe rindërtimin e Kushtetueses? Cilit i ka interesuar të mos kishte supervisor kushtetues për ligje e vendime të dyshimtë dhe favorizuese në ushtrimin e pushtetit  absolut? Përgjigjja del vete. Mjafton një arsyetim normal, pa qenë nevoja të vuash shumë për të gjetur përgjigjen: Kryeministri, që është i dashuruar marrëzisht me pushtetin e tij pa kufi. Sado të ketë përgjegjësi tek të tjerët, janë minimale përballë asaj çka shpreha më lart.”

Në intervistën për gazetën “Telegraf “, Prof. Topi, duke iu referuar fenomenit “Dvorani”, thotë edhe se karta e personave që përdoren nga politika, përherë pason fundin e hidhur të zhvlerësimit dhe hedhjen pa mëshirë të çdo individi të përdorur.

“Historia politike e Shqipërisë së tranzicionit njeh shumë raste të ngjashme, kur individë të caktuar shfrytëzohen pa mëshirë, duke i ofruar në dukje mbrojtje politike dhe privilegje. Në çdo rast fundi ka rezultuar i hidhur për të gjithë, pasi askush tjetër, përveç politikës nuk zotëron më mirë artin e mashtrimit, të zhvlerësimit  dhe hedhjen pa mëshirë të çdo individi të përdorur. A nuk e kemi dëgjuar se kur nuk  ka argument tjetër për denigrimet që i bëjnë personazheve publike, shfaqësohen, duke thënë se politikë po bëjmë. Në këtë vend të gjithë mund të marrin kosto dhe vetëm politikanët vendimarrës jo. Nuk më habit dhe nuk  më jep asnjë keqardhje që individë,  shërbëtorë të pushtetit hidhen pa mëshirë dhe  si gjë pa vlerë.”

Topi bën përgjegjës dhe fajtorë pushtetarët (e radhës), për faktin që Bashkimi Europian po i shton çdo vit Shqipërisë kushte për hapjen e negociatave, sepse “politikanët, me përjashtime të vogla, janë të paformuar, inatçorë e pa vizion, me lider egzibicionist e jomodest, dhe me një administratë për të qarë hallin.

“Sot jetojmë në një kohë tjetër, ku çdo gjë shikohet objektivisht, por pa iu shmangur qëndrimeve subjektive. Së pari, pesha kryesore e fajit qëndron tek ne, formimi ynë dhe mënyra si e administrojmë përgjegjësinë e pushtetit dhe qeveria. Nga ky këndvështrim, politika shqiptare nuk ka një të dytë në Europë. Politikanët, me përjashtime të vogla, janë të paformuar, inatçorë e pa vizion me lider egzibicionist e jo modest dhe një administratë për të qarë hallin. Paaftësi dhe korrupsion që natyrisht të penalizojnë. Një vend që nuk bën zgjedhje normale dhe parti politike, që kur ndërtojnë ligjin zgjedhor gjithçka e ndërtojnë mbi psikozat e vjedhjes së votave të të tjerëve, sigurisht nuk merr respekt nga qeveritë europiane, lidhja me të cilët qëndron thjesht në faktin që jetojmë fizikisht në një kontinent. Askush prej tyre nuk ka asnjë detyrim të bëjë lëshime nga parimet që mbajnë në këmbë BE-në. Nga ana tjetër, ka një frymë, ndonëse në minorancë, që nuk janë aleatë me shqiptarët. Kjo diktohet nga tradita e marrëdhënieve dhe nga influenca politike sllave kundrejt Shqipërisë, gjë që kohët e fundit po bëhet edhe më e deklaruar”.

/a.r

Next Post
Shifra rekord/ MSH: Rritet numri i të shtruarve në Infektiv, 8 në terapi intensive. Ja sa janë të intubuar

"Edhe 25 qytetarë të shëruar"/ Vijojnë shtrimet tek Infektivi, MSH: Ja sa pacientë janë të intubuar dhe terapi intesive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In