Mario Balotellit i ka humbur rruga në oborr. Ai ka dështuar të tregoj vlerat te Milani, ku është i huazuar nga Liverpooli deri në fund të sezonit. Kurse, edhe trajneri i ‘Reds’, Jurgen Klopp i ka bërë me dije italianit se nuk ka të ardhme në Anfield, raporton Daily Mirror. Sipas tabloidit britanik, menaxheri i italianit, Mino Raiola është duke shikuar mundësin e transferimit të Balotellit në Kinë. Ish lojtari i Interit dhe Manchester Cityt deri më tani nuk ka zgjuar interesimin e asnjë klubi evropian.