Sot PD e Berishës do të zhvillojë raundin e dytë të primareve në 5 bashki të vendit për të përcaktuar fituesin, që do të jetë kandidati zyrtar për garën e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Janë 6 bashkitë që shkuan në balotazh por gara në Fushë-Arrëz është shtyrë për një datë tjetër. PD e Berishës ka njoftuar se nesër ka zgjedhje në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.
Kujtojmë se nga 9 bashki që kaluan në balotazh, 6 do të zhvillojnë zgjedhjet, ndërsa në 3 të tjera gjatë javës 1 nga rivalët u tërhoq.
/s.f