• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Balotazhi në Xhorxhia, thelbësor për qeverisjen e Joe Biden

by Ardit Rada
18/12/2020 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti jugor i Xhorxhias do të luajë një rol kryesor në politikën kombëtare amerikane kur votuesit të drejtohen në qendrat e votimit në janar për të vendosur dy gara balotazhi të Senatit.

Zgjedhjet pritet të përcaktojnë balancën e pushtetit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për dy vitet e ardhshme.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ishte përsëri në fushatë:

 

“Kemi shumë punë për të bërë dhe planifikoj t’i hyj punës menjëherë. Më duhen dy senatorë nga ky shtet që duan të realizojnë diçka”, tha zoti Biden në mbështetje të kandidatëve demokratë për në Senat, pastorin Raphael Warnock dhe zotin Jon Ossoff.

Ata do të duhet të mposhtin senatorët republikanë David Perdue dhe Kelly Loeffler në mënyrë që demokratët të mund të fitojnë kontrollin e Senatit, nëpërmjet votës përfundimtare të Nënpresidentes së zgjedhur Kamala Harris. Nëse ata humbin, republikanët do të mbajnë shumicën dhe zoti Biden do të ketë shumë më pak pushtet politik në Kongres.

“Fakti është që në të dyja dhomat e Kongresit, diferencat janë historikisht të ngushta, kështu që ata nuk duhet të humbasin asnjë votë, nga asnjë grup parlamentar për të miratuar legjislacionin. Do të jetë një betejë e vështirë”, thotë Kejsi Burgat, nga Universiteti George Washington.

Për shkak se zgjedhjet e nëntorit nuk arritën të japin fitues të plotë në Xhorxhia, këto gara balotazhi kanë vëmendjen e të gjithë vendit.

“Xhorxhia do të përcaktojë rrjedhën e presidencës Biden”, thotë ish-presidenti Barack Obama.

Por, të dyja palët kanë investuar shumë.

“Unë mendoj se Zoti na ka vendosur në këtë pozitë tani për t’u ngritur dhe për t’i treguar botës se çfarë do të jetë Amerika për pesëdhjetë deri në njëqind vitet e ardhshme”, tha senatori republikan David Perdue.

Kandidatët republikanë premtojnë se do të shërbejnë si brezi mbrojtës kundër një Shtëpie të Bardhë demokrate dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

“E di që do të rezistojmë sepse askush nuk dëshiron axhendën radikale të së majtës”, tha senatorja republikane Kelly Loeffler.

Presidenti Trump bëri fushatë për senatorët Perdue dhe Loeffler, ndërsa pretendoi në mënyrë të gabuar se e mundi Joe Biden-in në Xhorxhia.

“Është e manipuluar”, deklaroi Presidenti Trump.

Këto pretendime për manipulim mund të dekurajojnë mbështetësit e presidentit që të dalin për të votuar.

“Nëse mbështetësit e Trump-it ulen në shtëpi dhe thonë ‘Gjithçka është e manipuluar, nuk ia vlen të marrësh pjesë në proces, // ne më mirë të lutemi sesa të votojmë sepse ky është një mashtrim’, kjo dëmton shanset e republikanëve”, thotë Capri Cafaro, nga Universiteti Amerikan.

Një rinumërim me dorë e çertifikoi zotin Biden fitues në Xhorxhia me më pak se 12’000 vota – një diferencë e afërt që tregon se shteti historikisht republikan nuk do të jetë i lehtë për t’u zhvendosur.

“Në mënyrë që demokratët të jenë të suksesshëm në janar, ju duhet të keni republikanë centristë ose të moderuar që lëvizin përgjatë spektrit politik”, thotë zonja Cafaro.

Votimi i parakohshëm tashmë është duke u zhvilluar – përpara ditës së zgjedhjeve më 5 janar 2021.(VOA)

Next Post
Basha takim me drejtuesin e portalit studentor: Do anulojmë ligjin për arsimin e lartë sapo të vijmë në pushtet

Basha takim me drejtuesin e portalit studentor: Do anulojmë ligjin për arsimin e lartë sapo të vijmë në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha refuzoi rezolutën për Iranin në Kuvend, ‘flirt’ me ajatollahët?!

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In