• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Balluku takon Sekretarin e Përgjithshëm të Energy Charter, prezanton strategjinë në infrastrukturë e energji

by Java News
06/02/2019 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj.Belinda Balluku ka pritur në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Energy Charter (Traktati i Kartës së Energjisë), Urban Rusnák, me të cilin ka diskutuar lidhur me Presidencën e radhës që gjatë vitit 2019 mbahet nga Shqipëria.

Traktati i Kartës së Energjisë është nënshkruar nga 53 shtete dhe palë kontraktuese, ku përfshihen dhe Bashkimi Evropian dhe EURATOM. Traktati ofron një kornizë shumëplanëshe për bashkëpunimin energjetik, që është unik sipas ligjit ndërkombëtar.

Gjatë takimit ministrja Balluku e ka njohur Rusnak jo vetëm me planet strategjike në infrastrukturë dhe energji, por edhe me pikat e forta të investimeve në sektorin e monitorimit dhe efiçencës së energjisë. Duke folur për prioritetet gjatë presidencës së Energy Charter ministrja ka renditur ndërlidhjen me rrjetet rajonale të energjisë dhe krijimin e një tregu konkurrues, rritjen e penetrimit të kapaciteteve të gjenerimit të energjisë nga burime të rinovueshme, promovimin e masave për efiçencën e energjisë dhe masat për mbrojtjen e klimës.

Gjatë vitit 2019 Shqipëria do të organizojë dy takime të mëdha ndërkombëtare në fushën e energjetikës, siç janë Forumi ndërkombëtar i Efiçencës së Energjisë dhe Konferenca Ministeriale e Energy Charter që do të ketë në fokus diversifikimin e burimeve energjitike.
Ministrja Balluku dhe z. Rusnák kanë inspektuar më pas OSHEE dhe OST, ku Sekretari i përgjithshëm i Energy Charter është njohur më nga afër me investimet e bëra dhe kapacitetet e këtyre institucioneve.

Pas takimit në një prononcim për mediat, ministrja Balluku tha:

“Sot kam pasur nderin të pres në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë Sekretarin e Përgjithshëm të Energy Charter Urban Rusnák, i cili bëri një vizitë në Shqipëri për të më informuar më tej përsa i përket presidencës që Shqipëria ka gjatë vitit 2019 në Energy Charter. Përfitova nga rasti për ti treguar të gjitha investimet dhe gjithçka që është bërë në fushën e energjisë. Më parë ishim në OSHEE, tani jemi në OST dhe besoj që i kemi dhënë shijen më të mirë të të gjithë përpjekjeve dhe të gjitha arritjeve që Shqipëria ka bërë në fushën e energjisë”.

Nga ana e tij z.Rusnak theksoi:

“Jam i impresionuar me përkushtimin e Qeverisë Shqiptare për një Presidencë të suksesshme të Energy Charter dhe ne si Sekretariat i Përgjithshëm po punojmë fort për të arritur të gjitha objektivat e Qeverisë me impakt në forcimin e bashkëpunimit në sektorin e energjisë. Në fund të këtij viti ne shpresojmë të mbajmë një Konferencë Ministeriale të Energy Charter në Tiranë, të fokusuar në diversifikimin dhe efiçencën e energjisë së rinovueshme. Unë besoj se vendi juaj ka potencial të madh për të luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e një niveli të përgjithshëm të energjisë së gjelbër dhe të rinovueshme në sistemin energjetik të Ballkanit. Jam i befasuar me kapacitetet e OST dhe OSHEE dhe shpresoj shumë për një bashkëpunim të suksesshëm gjatë këtij viti.”

/a.meta

Next Post
Sherr në Elbasan, i riu godet me sende të forta në kokë 54-vjeçarin

EMRI/ Elbasan, aksident në punë, humb jetën 35-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In