• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku: Skualifikohen nga gara 5 kompanitë për Tunelin e Llogarasë , s’plotësuan kriteret! Më 18 prill fluturimi i parë nga Aeroporti i Kukësit drejt Londrës

by Ardit Rada
18/03/2021 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara për ndërtimin e tunelit të Llogarasë e hapur më 12 dhjetor 2020 ka skualifikuar të 5 kompanitë pjesëmarrëse pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore dhe teknike. Lajmi u dha nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv, ku tha se me mbarimin e procesit të ankimimit nga kompanitë që u skaulifikuan do të rihapet sërish gara për ndërtimin e saj.

“Tuneli i Llogarasë kemi pasur një garë ndërkombëtare me 5 pjesëmarrës 3 nga Turqia një nga Shqipëria dhe një tjetër firmë shqiptare në bashkëpunim me një turke. Pas një vëzhgimi shumë të detajuar ka rezultuar se asnjë nga pjesëmarrësit nuk përmbush kushtet për sa i përket dokumentacionit ligjor dhe teknik. Gara do të rihapet menjëherë mbas përfundimit të kohës së ankimimeve’- tha ministrja.

Projekti infrastrukturor do të financohet nga buxheti i shtetit dhe do të kushtojë 155.6 milionë euro. Pas nënshkrimit të kontratës kompania fituese ka afat 37 muaj që të përfundojë këtë projekt. Tuneli i Llogarasë do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për rreth 7 minuta duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga qafa e Llogaras. Po ashtu kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

Gjithashtu një premtim i dhënë disa herë nga kryeministri Rama por duket se ka një datë fikse është nisja e punës në aeroportit të Kukësit, ku më 18 prill do të mbajë fluturimin e parë të Air Albania drejt Londrës. Balluku tha se ky aeroport është aktualisht në fazën e certifikimit dhe shumë shpejt do të nis nga puna.

Në fund të marsit do të hapet tuneli i dytë te ish sheshin Shqiponja ku po kryhen punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe duke ndihmuar në uljen e trafikut në zonë.  Vetëm pak ditë më parë u hap tuneli i parë që lehtësoi trafikun nga Tirana drejt Durrësit.

Në lidhje me marrëveshjen e lidhur me SHBA për sjelljen e gazit të lëngshëm në TEC e Vlorës, Balluku tha se  ky TEC do të vihet në punë për herë të parë dhe se investimi do të bëhet nga SHBA. Ministrja saktësoi se pjesë e marrëveshjes është se nga TEC do të prodhohet energji sipas nevojave të Shqipërisë që më pas do të blihet nga shteti shqiptar.

Next Post

Sondazhi i Euronews: 44.1% e qytetarëve në Tiranë duan Ramën kryeministër, 34.1% Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In