• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku pret në takim homologun kroat: Korridori blu nisi nga Kroacia, ja kur fillon dhe në Shqipëri për të përfunduar në Greqi

by Java News
13/07/2021 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka pritur sot një takim Ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës së Kroacisë, Oleg Butković.

Temë e diskutimit mes tyre ka qenë rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Një vëmendje të veçantë, i është kushtuar projektit të Korridorit Blu, për të cilin Shqipëria ka nisur punën për ta bërë realitet këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore.

“Gjatë këtij takimi ne kemi biseduar për të gjithë hapat, që do hedhim në të ardhmen, duke nisur nga projekti më i rëndësishëm që Shqipëria ka, ndërkohë që Kroacia ka prej vitesh e ka nisur atë projekt dhe është drejt përfundimit, Korridorin Blu, i cili përshkon të gjithë anën e Ballkanit Perëndimor, atë anë që laget nga deti Adriatik dhe Joni duke filluar nga Kroacia dhe duke përfunduar në Greqi. Shqipëria ka një pjesë të rëndësishme të këtij Korridori, ndaj ashtu siç të gjithë janë në dijeni ne kemi nisur punën gjatë vitit të shkuar”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, shtoi më tej se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë është i hershëm dhe mes dy vende tona janë një sërë marrëveshjesh të nënshkruara ndër vite.

Nga ana e tij, ministri Oleg Butković e cilësoi takimin si të suksesshëm duke vlerësuar gatishmërinë e palës shqiptare për të bashkëpunuar. “Kemi prekur disa tema të rëndësishme për bashkëpunim dhe për thellim të raporteve tona. Kroacia është e interesuar në të gjitha këto pikat, temat të cilat ne i diskutuam sot siç është Korridori Blu, i cili është shumë i rëndësishëm edhe për ne”, u shpreh Ministri Oleg Butković.

Të dy ministrat diskutuan mes tyre edhe sa i takon rritjes së bashkëpunimit për transportin detar, ajror si dhe atë hekurudhor./m.j

Next Post
Shtohen dyshimet për ‘Deltën’, virologia: Presim konfirmim nga Gjermania!

Shtohen dyshimet për 'Deltën', virologia: Presim konfirmim nga Gjermania!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In