• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Balluku premton në Kombinat: Mbështetje për sipërmarrjet që nxisin punësim

by Java News
20/02/2021 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për njësinë nr.6, Belinda Balluku vizitoi një prej fasonerive në zonën e Kombinatit, ku janë të punësuar 60 punonjëse nga zona e Kombinatit. Ky biznes, i cili prodhon produkte për tregun italian, operon prej 15 vitesh në treg duke shërbyer si një pikë e rëndësishme punësimi për familjet e zonës.

Balluku theksoi se Qeveria Shqiptare i cilëson sipërmarrësit, të cilët nxisin zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, si partnerë dhe mbështetja ndaj tyre do të jetë e vazhdueshme për të nxitur zgjerimin e kapaciteteve të tyre.

“Sot të gjitha bizneset janë të mbështetura nga qeveria përsa i përket të gjithë regjimit të taksimit apo edhe gjithë procedurave të tjera që ne mundohemi që t’i kemi sa më të lehtësuara për ju për të mos ju krijuar vështirësi shtesë në bizneset që ju keni hapur dhe që i mbani, me thënë të drejtën, me mund të madh në këto kohë të vështira”, tha Balluku.

Pronarët e kësaj sipërmarrjeje e njohën Ballukun me ecurinë e biznesit, teksa theksuan se investimet dhe ndërhyrjet e realizuara për përmirësimin e infrastrukturës në këtë zonë kanë ndikuar edhe në ecurinë e mirë të kësaj sipërmarrje si dhe uljen e kostove.

Ndërtimi i nënstacionit të ri elektrik në Kombinat ka bërë që ky biznes të ketë një cilësi më të lartë furnizimi me energji elektrike. “Furnizimin me energji elektrike e kemi të garantuar në dy drejtime të ndryshme. Kështu zbresim  kostot e prodhimit, gjeneratorit, naftës. Jo vetëm përsa i përket energjisë elektrike, por edhe për infrastrukturën, u bllokuan dhe u izoluan ujërat e zeza, të cilat ishin një problem shumë i madh”, u shpreh administratori Luan Koxhaj.

Balluku theksoi se nënstacioni elektrik i Kombinatit, jo vetëm u përgjigjet kërkesave aktuale të bizneseve dhe abonentëve familjarë që furnizohen prej tij, por edhe zhvillimit të zonës në vitet e ardhshme.

“Investimi që është bërë në nënstacionin e Kombinatit është një nga investimet më të mira që kemi bërë në Republikën e Shqipërisë. Sigurisht i studiuar gjatë, por edhe për shkak se mbulon një zonë shumë të madhe të kryeqytetit ku janë të vendosura bizneset. Unë jam e sigurt që ju duke përfituar, sigurisht që do të ndihmoni dhe biznesin tuaj edhe të gjithë zonën”, tha Balluku.

Drejtuesja politike e PS për njësinë nr.6 shtoi më tej se pas ndërhyrjes për rehabilitimin e kanalit në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke i dhënë zgjidhje një problematike shumë vjeçare, shumë shpejt do të ketë një tjetër ndërhyrje.

“Ne u zotuam dhe e mbyllëm për 3 javë. Unë tashmë u kam dhënë fjalën banorëve që sipas mundësive, por jo shumë vonë në kohë, do mundohemi t’a kthejmë në rrugë atë kanal që mbyllëm, në mënyrë që të ketë akses nga të gjitha anët. Në fillim kur ua thosha banorëve nuk më besonin, sepse thonin të gjithë kështu na kanë thënë, por ja që u mbyll me sukses”, shtoi Balluku.

Drejtuesja e PS i siguroi pronarët e fasonerisë, por edhe punonjëset me të cilat bisedoi, se investimet publike në zonën e Kombinatit do të vazhdojnë, në funksion të rritjes së cilësisë së jetës së banorëve, por edhe hapësirave për mbarëvajtjen e bizneseve.

Shqiptarja.com

Next Post
Dëshmitë e hidhura/ A ishte Berisha në makinën e Sigurimit të Shtetit kur u rrëzua busti i Enverit?!

Dëshmitë e hidhura/ A ishte Berisha në makinën e Sigurimit të Shtetit kur u rrëzua busti i Enverit?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

Qeveria italiane dekret për heqjen e akcizës së karburantit për 20 ditë, bie me 25 cent për litër çmimi

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In