• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku për protestën e PD ditën e Samitit: Vendimi i opozitës nuk ka sens, sot është dita më brilante për shqiptarët

by Java News
06/12/2022 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për uljen e tarifës mes BE-së dhe Ballkanit. Zv.kryeministrja Belinda Balluku në një deklaratë për A2 CNN tha se nga tetori i viti të ardhshëm, kjo marrëveshje do të jetë e prekshme për qytetarët. Sipas saj, fillimisht do të nisë me reduktimin e tarifave për të vijuar më pas brenda vitit 2024 me Free Roaming. Kjo sipas saj, varet nga operatorët dhe afatet janë të vështira për t’u përcaktuar.

“Sot është ditë e veçantë, zhvillimi i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë është faqe e re historike, por firmosja është një akt konkret, nuk është politikë e norma, por janë aksione që do të ndikojnë në jetën e qytetarëve të BE-së si marrëveshja e korrikut 2021 ku flitet si të jesh në shtëpi. Nga tetori të gjitha vendet  e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësi të trajtohen si të gjithë qytetarët europianë në zonën e Roaming që janë në marrëveshje. Kontribuon në digjitalizimin e BE-Ballkani Perëndimor, një akt konkret që nga tetori do të jetë e prekshme, do ketë reformime të herëpashershme. Të gjithë operatorët janë të përgatitur. Fillon me reduktim të tarifave dhe kalon me Free Roaming. Brenda 2024 do të jetë falas. Kemi mirëkuptuar disa nga operatorët dhe afatet janë të vështira për t’u dhënë nga politikëbërësit”.

E intervistuar nga A2 CNN, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, pas sqarimeve për marrëveshjet që po nënshkruhen brenda agjendës së samitit BE- Ballkani Perëndimor, në Tiranë, foli edhe për vendimin e opozitës për të organizuar një protestë në të njëjtën ditë.

“Duhen argumente për të bërë zhurmë, e kuptojmë këtë, por dezinformomi i qytetarëve është shqetësimi im, opozita të bëj ç’të dojë, por dezinformomi i kapërcen limitin e politikës. Kemi dëgjuar se liderët europianë kanë ardhur këtu për të parë protestën, ka një lloj ilariteti në gjerat që thuhen. Pastaj me njeri-tjetrin kemi një skenë në Kuvend, që fatkeqësisht është shndërruar në një arenë.

Për sa i përket protestës në vetvete, Balluku deklaroi se “protesta është shprehje e demokracisë, ne jemi një parti që e kemi shpikur protestën demokratike, ne jemi vrarë në Bulevard, por duhet të dimë që kjo zonë e Ballkanit Perëndimor  ka vuajtur shumë për imazhin e saj, jemi goditur nga të huajt pa na njohur, i keni parë ato filmat e Hollivudit ku të gjithë shqiptarët, kosovarët, serbët trajtohen të gjithë si keqbërës, dhe sot është një ditë ku çdo shqiptare duhet të jetë krenar se BE me liderët e saj ka zgjedhur të jetë këtu”

Balluku shtoi se e kupton protestën, “por në ditën më brilante për shqiptarët vendos të bësh një protestë që nuk bën sens, por për sa kohë është paqësore mund të akomodohet pa asnjë lloje problemi”.

/s.f

Next Post
“Solidaritet për energjinë dhe integrimin”, Macron në Tiranë: Duhet të jeni krenarë që prisni BE-në në një vend me kaq diell!

"Solidaritet për energjinë dhe integrimin", Macron në Tiranë: Duhet të jeni krenarë që prisni BE-në në një vend me kaq diell!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

24 Janari, asgjë ndryshe në Tiranë

January 23, 2026
Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

January 23, 2026
GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

January 23, 2026
Vrasja për aksidentin me makinë, lihen në burg të dyshuarit. Vokrri: Nuk mbaj mend ta kem goditur me çekiç

Vrasja për aksidentin me makinë, lihen në burg të dyshuarit. Vokrri: Nuk mbaj mend ta kem goditur me çekiç

January 23, 2026
Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

January 23, 2026
Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

January 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Janar 2026

January 23, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

January 23, 2026
Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

January 23, 2026
Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In